Make up 11 Shtator 2020

Pa mundim dhe pa shpenzim; shpëtoni nga sytë e nxirë prej rimelit me këtë produkt

Make up

Nëse dhe ju bëni pjesë në grupin e vajzave që nuk lyhet me rimel sepse është e bezdisshme dhe e vështire për ta larë, kemi zgjidhjen e duhur për ju! Me anë të vazelinës ky proces do të bëhet në shumë pak kohë dhe pa lënë shenja dhe të nesërmen pasi zgjoheni nga gjumi.

Hapi 1: Merr pak vazelinë dhe lyeji qerpikët. Lëri për pak minuta që rimeli të zbutet e të bjerë dhe pastaj pastroji me një copë pambuku.

Hapi 2: Përdor një pastrues grimi me një copë pambuku të pastër derisa të jetë hequr plotësisht rimeli.

Kujdes: Nëse nuk ke vazelinë apo edhe pastrues grimi, mund të përdorësh edhe vajin e ullirit apo vajin e arrës së kokosit, të cilët mund të të ndihmojnë për të fshirë grimin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor