Femijet 3 Shtator 2020

"Prindër, mos u fokusoni veç tek frika" sociologu i njohur shqiptar tregon anën e mirë të rikthimit në shkollë

Femijet

Më 14 shtator fëmijët do të rikthehen në shkolla pas një pauze të gjatë, por sa të vështirë do ta kenë ata për t’u socializuar sërish? Sociologu i mirënjohur, profesor Edmond Dragoti tha për Euronews Albania se vendimi për hapjen e shkollave do të ketë një ndikim shumë pozitiv për fëmijët, jo vetëm në procesin e edukimit, por edhe të socializimit.

Sipas tij, qëndrimin në izolim për një kohë relativisht të gjatë bëri që mundësisë e stresit tek fëmijët të shtohen, ndaj shoqërimi me moshatarët do t’i lehtësonte nga kjo gjendje.

“Dalja nga ky izolimi social në një mjedis shoqëror që ofron shkolla me moshatarët e tyre, i jep mundësi fëmijës të shkëmbejë mendime dhe e bëjnë të lehtësohet nga stresi. Pasojat e pandemisë mund të kenë mbetur tek fëmijët, sidomos ata që mund të kenë pasur në familje një të sëmurë me COVID. Në këtë rast mund të kenë nevojë për më shumë kujdes nga shkolla”, u shpreh sociologu.

Teksa theksoi se maskat për fëmijët e vegjël janë të panevojshme, pasi ata nuk dinë as si ta menaxhojnë mbajtjen e tyre, sociologu sugjeroi që nisur nga situata, fëmijët të lehtëson përmes mësimit të kombinuar me lojën dhe mësimit në shkollë të kombinuar më atë online, duke shkurtuar në këtë mënyrë jo vetëm orët e mësimit, por edhe ditët e mësimit në shkollë. “Mund të shkurtohen edhe ditët e mësimit, mësimi në klasë duhet të kombinohet me mësimin në shtëpi që të ruajmë fëmijët nga komunikimi i drejtpërdrejtë por edhe të stimulojmë edukimin e tyre maksimal”, tha sociologu.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor