Personazh 29 Gusht 2020

''Zonja e perlave'', artistja që kujdeset për to si t'i kishte fëmijët e saj

Personazh

Nga: Santana Çomora

Fotografia: Alexandre Mayeur, Paris, Francë

Ajo është një zonjë në moshë, që për rreth 11 vite ka një pasion të çmendur për perlat. Nuk do që të bëhet e njohur me emrin e saj, pasi i pëlqen që më shumë ta quajnë “Zonja e perlave”. Kujdeset për to njësoj si për fëmijët e saj, duke i ushqyer me dashuri dhe duke u kujdesur që ato të ruajnë të njëjtat vlera, siç kanë dalë nga thellësitë e detit. Nuk lodhet dhe as bezdiset, sepse pasioni përkthehet në përkushtim, si një foshnje që rritet e më pas maturohet për të dalë në jetë.

Perlat konsiderohen si gurët më të çmuar e të vjetër në botë, të cilët simbolizojnë fisnikëri, dashuri dhe pafajësi. Jo më kot njerëzit i kanë konsideruar si xhevahiret më të rralla.

Kontakti i saj i parë me to ka qenë kur punonte me ambalazhimet e bizhuterive cilësore  nga fundi i viteve ‘90 në Shqipëri. Dhe sa herë shikonte bizhuteri nëpër dyqane intrigohej nga ideja e të bërit bizhuteri të punuara me dorë.

Edhe pse në botën e sotme, kjo industri zhvillohet dita-ditës perlat mbeten të vetmet që simbolizojnë akoma më bukur femrën, me dashurinë dhe pjellorinë e saj. Ato vazhdojnë të jenë dhurata ideale në ditët më të rëndësishme të jetës, si: fejesa, dasma, diplomime, lindje dhe pagëzime. Të rrumbullakëta apo jo, ato mbeten një zgjedhje fine për mbrëmjet dhe evenimentet e ndryshme.

Pikërisht, kjo zonjë çdo ditë në varësi dhe të kërkesave të klientëve punon mesatarisht 1-3 orë në ditë. Në fillim e kishte të vështirë të gjente këto xhevahire, qofshin këto edhe perla të kultivuara. Filloi të punonte me ricikilime. Më pas porosiste shoqet e saj apo të afërm kur shkonin jashtë që t’ia blinin andej.

Në një intervistë për Living, ajo shprehet se punët e saj i bën më të veçanta pasioni dhe përkushtimi me të cilën ajo i punon : “ Për mua perlat janë një dashuri me vete pasi i adhuroj, në cilëndo forme qofshin ato apo në cilëndo ngjyrë . Edhe perlat e kultivuara janë të vërteta. Ato janë si perimet që i mbjell me farë deri sa rriten e piqen dhe me pas i vjel.”- shprehet ajo.

Çfarë do të thotë të riciklosh për ju ?

Ah! Të riciklosh është emocion i madh. Pasi nga një produkt që ti e njeh do të nxjerrësh një produkt tjetër krejt të ndryshëm në natyrë, formë, funksion, por me të njëjtën lëndë të parë, sigurisht duke shtuar  edhe aksesorë të tjerë. Shpesh, ajo që krijon në pamje të parë nuk ka asnjë lloj lidhje me atë që ishte në fillim.

Sa i dedikoheni klientit në përzgjedhjen e modelit ?

Modeli që zgjedh si unë, ashtu edhe klienti lidhen me trendin e kohës, por edhe jo. Kjo varet nga mosha e klientit, nga stili i të veshurit,  nga koha kur zgjedh ta bëjë,  nga stina, puna ku punon si dhe nga ambienti që e rrethon, etj.

Çfarë është në modë kohët e fundit ?

Sot, në modë është bizhuteria elegante ose minimaliste siç quhet dhe veçanërisht të punuara me perla natyrale. Produktet janë fine, kryesisht në ngjyrën e artë, të florinjtë, por edhe në atë rozë, të argjendtë e të oksiduara, si edhe të ndërthurura me aksesorë të simboleve reale, të bimëve, kafshëve, natyrës, jetës, por edhe fetare.

Për t’u njohur më shumë me punët e kësaj zonje nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të ndiqni faqen e saj në Instagram (pasion_bizhu) për të përzgjedhur modelin tuaj të preferuara, në forma të ndryshme nga ato më të zakonshmet në pikë loti e deri tek ato më të veçantat. Bëjini tuajat një palë perla, sepse gjithmonë do të jenë zgjedhja e duhur për çfarë do lloj rasti, ashtu si fustani i zi, i cili nuk ikën kurrë nga moda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by pasion_bizhu (@pasion_bizhu) on

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor