Udhëtime 25 Gusht 2020

Media serbe: Gjithnjë e më shumë turistë nga Serbia në Shqipëri, të befasuar nga plazhet dhe mikpritja

Udhëtime

N1 Serbia, portali informativ i ka dedikuar një artikull turizmit në Shqipëri dhe e hap me këtë titull: "Gjithnjë e më shumë turistë nga Serbia në Shqipëri, të befasuar nga plazhet dhe mikpritja". Theksi  ishte vënë në bukuritë natyrore dhe në faktin që shumë serb e preferojnë vendin tonë për pushime.

Ndër të tjera në artikull thuhet se këtë vit është shënuar numri më i lartë i pushuesve serbë në Shqipëri dhe shton se serbët mund të kthehen në promotorët kryesorë të plazheve shqiptare, duke qenë se kanë ngelur të befasuar nga plazhet dhe mikpritja që kanë gjetur.

Shtetasit nga Serbia kanë hyrë në Shqipëri përmes Kosovës, Malit të Zi ose Maqedonisë së Veriut.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor