Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
U bë 3 vjet tashmë, që rrathët e kokës janë një “MUST” për këdo që pëlqen aksesorët e kokës. Fillimisht kur marka PRADA nxori këtë trend ishte e vështirë që në Shqipëri të kishe akses apo të blije rrathë të tillë. Për këtë u kujdesën vajzat tona të talentuara. Shumë stiliste ose thjesht vajza me pasion për aksesorët u munduan të krijonin rrathët e kokës por deri më sot vetëm 3 janë ato që vazhdojnë me ide të reja dhe kreative.
Nisim me Jora Slishanin: Nëse shihni instagramin e saj do t'ju duket sikur sapo keni hyrë në një botë përrallore, vetëm me flutura ngjyra dhe aksesorë të ndryshëm.
Por ai që me siguri do t’ju pëlqejë me shumë është rrethi i kokës. Nuk e keni parë më parë kaq të bukur, me lule dhev të veçantë.
Jorën do të donim ta mbanim për vete por meqë Living është zemërgjerë po e tregojmë talentin e saj dhe me ju!
View this post on InstagramScrunchies ??????? #joraslishani #scrunchielove #scrunchies #hairaccessories
Katerina Zoto: me siguri nuk ështe e panjohur për ju pasi ajo ka qënë shpesh pjesë e Revistës Living dhe programit televiziv “My Living”.
Katerina është dalluar për veshjet e saj me një stil oversize dhe shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në përditshmëri. Por vitin e shkuar ajo ju dedikua dhe aksesorëve të ndryshëm duke përfshirë dhe rrathët e kokës:
Erinda Hoxha Veseli: është bërë e njohur gjithashtu për një shumëllojshmëri aksesoresh të krijuara me dorë si : vëth, varëse, kapele dhe rrathë koke.
Stili i saj nuk është për këdo por vetëm për vajzat guximtare!
View this post on Instagram
LIVING.AL
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...