Femijet 17 Gusht 2020

Mësojini fëmijët të mos bëjnë çfarë duan gjithmonë, pediatrja Lira Gjika tregon shembullin perfekt

Femijet

Pediatre Lira Gjika tegon një histori të jetuar mes një fëmije 4 vjeç dhe një familjari që e shoqëronte në një farmaci. Fëmija fillon dhe prek produktet dhe biseda pas këtij veprimi është ajo që shqetëson pediatren. Kjo pasi familjari nuk i mëson fëmijës së si duhej të vepronte në atë rast. Por edhe shtuar faktit që fëmija nuk ishte mësuar më parë se çfarë duhej të bënte apo të thoshte.

Je gjendur dhe ti në një situatë të tillë me fëmijën? Lexo shënimin e pediatres

Një ngjarje e jetuar.

Një djalë reth 4 vjeç, hyri në një farmaci dhe po shikonte dhe prekte sendet e ekspozuara. Pas tij hyri familjari, që e shoqëronte dhe u zhvillua ky djalog:
i rrituri: mos i prek ato, sepse teta mërzitet. Pse, po mua më pëlqejnë,- ja kthen fëmija. I rrituri: ohu, çun i keq dhe e kap te kyçi i dorës dhe e terheq. Ky i rritur, largohet nga farmacia edhe pa përshëndetur.
I rrituri, në vend që të shfrytëzojë situatën për ti mësuar fëmijës disa gjëra të mira, si psh:vetëm gjërat personale preken pa leje, për gjërat që nuk janë të tuat duhet kërkuar patjetër leje, pasi nuk janë të tuat”. Duhet të vazhdonte: tani duhet kërkuar të falur, dhe ti drejtohej pronarit të sendeve, duke kërkuar ai vetë të falur dhe duke shtuar edhe një justifikim të vogël për djalin, si: “I pëlqejnë shumë, këto sendet e farmacisë” . Më pas, i rrituri, nuk duhet ta kapte te kyçi i dorës, por përdore, të përshëndeste dhe të largohej. Kjo gjë nuk ndodhi sepse nxitonte të etiketonte fëmijën, “djalë i keq”. Në fakt fëmija nuk bëri asgjë të keqe, thjeshtë pa një gjë, që, i pëlqeu.

Askush nuk i kishte mësuar fëmijës, se për të prekur apo përdorur gjërat e tjetrit, duhet kërkuar leje. I rrituri pranë fëmijës, as që i shkoi mëndja, se e ka për detyrë të asistojë dhe edukojë fëmijën. As që i shkoi në mend se është përgjegjësia e tij, ai fëmijë, dhe se ai, është model për fëmijën. Fëmija pa një të rritur, që nuk i përdor regullat, që i pretendon nga fëmija. Fëmija përftoi vetëm, padurim, nervozizëm, përtesë për të menduar dhe zgjedhur fjalët sidhe mospërfillje, e mospërdorim të etikës bazike, si mirdita, më fal dhe ditënemirë. Për më shumë mendoni vetë. Lira Gjika

Burimi: TiranaPost

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor