Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Mamatë e djemve janë optimiste.
Mbas një të shtyre shohin një sjellje miqësore. Ku ka një grusht, shohin aktivizim. Ku ka dhunë shohin një fëmijë të sigurt me trupin e tij. ËOË, sa shumë testosteron- thonë plot admirim- ndërkohë që kolopuçi shpërndan goditje nëpër miq. ËOË, sa mungesë edukate – thonë me aspak adimirim- kur kolopuçi shtyhet nga dikush.
Mamatë e djemve kanë fantazi.
Në një zhgarravinë gjejnë Pikason e ri. Në një palë atlete futbolli, shohin Mesin e ardhshëm. Nëse ka një notë të mirë në dëftesë shohin çmimin Nobel. Nuk e di nga kush ka marrë ( nga unë sigurisht), por që në moshë 5 vjeçarë është më inteligjent se fëmijët e tjerë.
Mamatë e djemve skandalizohen nëse dikush bezdis fëmijën e tyre, ama nuk dinë të mbajnë gëzimin kur tregojnë që djali i tyre preku pa leje, gjoksin e pa zhvilluar të shoqes së klasës. Mamatë e djemve, bëhen bisha nëse bashkëshorti ngacmon djalin, por lejojnë të menaxhohne nga një 5 vjeçar që sillet keq sepse she i“lodhur”. Mamatë e djemve janë feministe, por mendojnë që është gjest i ëmbël kur e dashura e djalit del me shoqe dhe ai e bombardon me mijëra mesazhe.
Kur të bëhem nënë ( nëse do bëhem) dua ta shoh botën me sytë e një mamasë së një djali. Duhet të jetë një botë e mrekullueshme, në të cilën ofendimet janë emocione të papërmbajtshme, në të cilën pabindja është një energji e jashtëzakonshme dhe mungesa e edukatës një shenjë burrërie. Nuk ka vend për brishtësi, nuk ka vend për qortime, nuk ka vend për defekte.
Është tamam djalë, si një formulë magjike që shëron çdo faj.
E më pas fëmijët rriten, por janë gjithmonë të rinj që ekzagjerojnë dhe nuk ka ndonjë gjë të keqe se diku duhet ta shkarkojnë gjithë atë energji. Në fund të fundit shiko vajzat si vishen e si dalin, si mund të ia bëjnë të shkretët të rezistojnë. Pastaj fëmijët rriten dhe zbulojnë që nuk janë Pikaso, as Mesi dhe që nuk ka çmim Nobel dhe që e vetmja gjë që duhet të kishin mësuar është: të gabonin dhe të jetonin me dobësitë e tyre. Duhet të kishin mësuar të jetonin me REFUZIMIN, sidomos të vajzave dhe grave.
Kur shikoj mamatë e djemve nuk ndalem dot së menduari që mund të kishim një botë më të mirë, nëse ndonjëra nga ato do menaxhonte egon mëmësore. Nëse ndonjëra do i kishte mësuar kolopuçat të mbajnë duart në vendin dhe trupin e tyre, të mos ndërrojnë tonin e zërit nëse ndihen të refuzuar, që gratë nuk dhunohen dhe nuk preken as më një lule, që frustrimi është gjë e keqe dhe një problem që duhet zgjidhur. Nëse ndonjëra do i kishte mësuar të birit të kërkojë leje, miratim, të pranojë JO-në si përgjigje, sepse të jesh mashkull apo burrë nuk është justifikim, por përgjegjësi; bota do të jetë vend më i mirë.
Nuk ka rëndësi nëse kanë menduar që viriliteti dhe të qënurit macho apo burrë është një sjellje e tillë. Nuk ka mama dhe justifikim që mban. Faji i dhunës do të jetë i tyre.
Nga: Zhaklin Lekatari
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...