Orakulli i kuzhinës 9 Gusht 2020

Pesto kungulli; salca që i bën pastat dhe brusketat super të shijshme

Orakulli i kuzhinës

E shijshme dhe aromatike, pestoja me kunguj është një variant i shijshëm i pestos tradicionale xhenoveze dhe është ideale për shumë receta verore. Pas përgatitjes mund ta ruani në kavanoz në frigorifer duke i shtuar pak vaj ulliri.

Përbërësit:

4 kungulleshka jeshile

10 fletë borzilok

30 gr bajame ose stika pishe

3 lugë parmixhano të grirë

1 thelpi hudhër

6 lugë vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja:

Lani kungujt dhe hiquni ekstremitetet.

Ziejini 5 minuta në ujë të vluar me kripë dhe më pas thajini mirë

Në robotin e kuzhinës ose mikser grini borzilokun, stikat dhe hudhrën, shtoni parmixhanon, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe përzieni mirë gjithçka.

Shtoni kungujt e zier dhe punojini derisa përbërja të bëhet krem. Nëse rezulton shumë e trashë, shtojini pak ujë të ngrohtë.

 

 

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor