Personazh 7 Gusht 2020

Një "bomber" si Eva Murati, moderatorja e njohur tregon emocionet e rikthimit të Champions League

Personazh

Nga ZHAKLIN LEKATARI

Me dt 7 gusht do të rikthehen kampionët ose ‘’Champions league” me lojtarët që do të zbrezin në fushë pas ndryshimeve madhore që pësoi sporti për shkak të situatës së Covid-19. Duke parë që të gjtha ndeshjet u ndërprenë, mbyllja e sezonit do të bëhet në gusht, ndërkohë që në shtator do të fillojë sezoni 2020-2021 me ndeshjet play off.  Edhe këtë vit ndeshjet do të kemi mundësi t’i ndjekim nga rehatia e shtëpisë tonë në paketën Tring me moderatoren e dashur Eva Murati. Kemi shuar kureshtjen duke pyetur Evën se si e ka kaluar këtë pushim të forcuar dhe për emocionet e rifillimit, ndiqni intervistën e saj.

1.Eva si ka qenë e gjithë kjo periudhë për ty?

Ka qenë një periudhë e çuditshme, por e vlefshme gjithashtu. Një periudhë e mirë reflektimi në ço aspekt.

2.Si ka ndikuar Covid-19 në ritmin e jetës dhe punës tënde?

Pushova gjatë për herë të parë pas shumë kohësh, kështu që me plot gojë mund ta them që ritmi i jetës ndryshoi shumë. Jam e lumtur për pauzën që morëm në përgjithësi, na ndihmoi të vlerësojmë më shumë gjërat e përditshme që na sjellin lumturi. 

3.Për herë të parë në historinë e sportit, shumë aktivitete sportive u anuluan, çfarë mendove kur ndodhi kjo?

Të them të drejtën e prisja diçka të tillë. Në ndeshjen e fundit para karantinimit ishte e tmerrshme të shihje mbledhur në stadium qindra vetë që brohorisnin për lojën, ndërkohë të lexoje online që numri i të prekurve dhe viktimave sa vinte e rritej. Futbolli dhe kënaqësitë e tjera dolën të gjitha në plan të dytë kur rreziku ishte kaq pranë.

4.Shumë shpejt do të fillojë përsëri Champions League me disa ndryshime rrënjësore, çfarë mendon se do të ndodhë me sportin ?

Të gjithë do ta vuajmë nga pak këtë mënyrë të re të të bërit të gjërave, megjithatë më të vështirë besoj do ta kenë vetë futbollistët. Është e vështirë të jesh në një stadium bosh ku nuk janë emocionet e tifozëve që bërtasin e të japin zemër. Ndeshjet e tilla, qoftë kjo në situatë normale për ndëshkimin e tifozerisë nuk janë asnjëherë të preferuara, prandaj do ju mbetet lojtarëve në fushën e blertë për të na i përçuar emocionet dyfish.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by T R I N G (@tring_albania) on

5.Je gati për rikthimin në punë me rregullat e reja, të vjen keq që ky vit do të jetë ndryshe?

Padyshim që po! Champions kishte hyrë ne zonën me të nxehtë. Gjithçka që ndodhi u ka prishur planet shumë skuadrave e megjithatë do të mësojmë të marrim më të mirën nga e gjitha kjo. Uroj që karantina të ketë qenë një moment relaksi  për të gjithë ne sepse tashmë jemi gati për t’u rikthyer. Stadiumiet bosh dhe rregullat e reja për shkak të pandemisë do të na mërzisin pak, ama një gjë është e sigurt që Champions nga shtëpia në kanalet e Tring po e presim me më shumë mall dhe emocion se kurrë më parë.

6.Meqënëse gushtin ndryshe nga shumica e kalon në punë, ke pushuar gjatë kësaj kohe?

Kam pasur mundësi të shkëputem nga Tirana të pushoj në jugun e vendit këtë vit. Nuk mund të ankohem sepse pjesën më të madhe të karantinës e kalova në shtëpinë e pushimeve pranë detit.  

7.Ke zbuluar ndonjë vend të ri, apo ke zbuluar edhe ti Shqipërinë tonë?

Gjatë gjithë kohës jam në eksplorim të Shqipërisë. Unë gjithnjë preferoj vendet me pak njerëz, plazhe pothuajse të virgjëra ku duhet të shkosh e përgatitur me gjithçka që të duhet me vete pasi nuk ke komoditetin që të ofron dora e njeriut, por je njësh me natyrën. Në fund preferoj të jem e ngarkuar sesa  të më mungojë privatësia (qesh).

8.Çfarë pasionesh ka Eva Murati?

Unë kam patur fatin ta kthej në profesion pasionin tim për ekranin, për të folurit në publik, por gjatë kësaj kohë përvecse në LiveQuiz që bëj në Instagramin tim nuk e kam praktikuar. I kam dhënë më shumë përparësi leximit, fotografisë dhe filmave. Shtoj gjatë gjatë gjithë kohës filma në listën time. Filma autor, filma të vjetër që duan durim dhe vëmendje për të edukuar guston time artistike. Tek librat sapo kam mbyllur epokën Pamuk, pasi kam lexuar librat më të njohur të nobelistit turk. Mendoj që është koha për të kaluar tek autoret rusë, dilema e tanishme Tolstoy apo Dostoevsky?

9. Ke ndonjë projekt tjetër going on?

Fatkeqësisht projekti filmik qe kisha këtë vit është lënë për një moment të dytë. Gjithashtu edhe premierat e shumëpritura të dy filmave ku kam marrë pjesë, nuk mund të realizohen sepse kinematë do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të pandemisë. Këtë vit e quaja si “vitin tim të parë pushim” pasi ishtë viti im i parë që angazhimi im kryesor ishte puna sepse mbylla masterin. Sikur ta kisha  parandjerë që pushimi do të kishte qenë i mirëfilltë për shkak të gjithë kësaj që ndodhi (qesh). Megjithatë mbetem optimiste. Tashmë fokusi kryesor është vetëm Champions.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor