Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Edhe pse vera e sivjetshme ka qenë pak ndryshe nga ato të viteve të shkuara, asgjë nuk i ka penguar këngëtarët shqiptarë të sjellin projekte të reja muzikore për publikun. E fundit që i është bashkuar listës së artistëve që e kanë "djegur" verën është Aurela Gaçe, që dje publikoi "Lento lento". Por duket se pavarësisht klikimeve të marra deri tani, ka edhe nga ata që kanë mbetur të zhgënjyer ngan kjo këngë.
I pari që ka reaguar është gazetari Aleksandër Çipa, i cili përmes një postimi në ''Facebook'' është shprehur se kriza e teksteve shqiptare ka përfshirë edhe Aurelën, pasi refreni i “Lento-lento” të lë shijen e zhargonit të Çoles. Ndër të tjera, Çipa deklaron se tekstet e këngëve të Gaçes dikur i kanë shkruar poetë të njohur si Xhevahir Spahiu apo Ilirian Zhupa, ndërsa tashmë e trishton
Postimi i plotë:
"E madhe Aurela e Vlorës sime! E talentuara Artiste e Labërisë dhe Shqipërisë sime, Aurela Gaçe! Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tënd interpretues. Është e tepërt të shtoj komplimente, sepse ende nuk e kam gjetur fjalën shteruese. Por sot, bashkë me urimin për këngën e re, dua të ta çoj kritikën publikisht. Kush ta bëri këtë tekst? Pse duhet të bjerë një artiste e detajeve dhe e peshës kuptimore, në të gjitha elementet e saj, në varfërinë e së thjeshtës pa përmbajtje e net zhargon gati lumpenik fjalësh?!?! Këtë nuk dua dhe nuk do të doja ta gjeja tek krijimet e tua, të cilat kanë udhërrëfyer dhe kryesojnë shije brezash dhe artistësh të rinj në këtë vend.
Kriza e teksteve të këngës shqipe ka kohe që ka uzurpuar dhe banalizuar pjesën më të madhe të produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza këngëtarësh të të gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krizë nuk është e vetme. Në këtë krizë gjenden shumë fusha, përfshirë edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por përherë kemi pasur një përvojë sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, në një kohështrirje nje shekullore
Aurela e shtrenjtë, sikur nivelin e tekstit të refrenit tënd, ta kishe mbajtur së paku në vlerën asociative të ” lento- lento-s”, do të mbetej më e bukur dhe nuk do të na linte në shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste të këngëve të tua i kanë shkruar poetë gjuhëbukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, më trishton renyia ne ” kovaçanen” e fjalës mballosjes, për tekstin e këngës së fundit."
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...