Pjata kryesore 6 Gusht 2020

Kërpudha të skuqura krokante për të befasuar miqtë

Pjata kryesore

Porcini apo champignon, në këtë version krokant dhe të skuqur, kërpudhat tuaja të preferuara do t’ju shijojnë shumë. Mos harroni që t’i pastroni mirë me një letër kuzhine ose pecetë të lagur. Larja u heq vlerat dhe shijen.

Përbërësit:

500 gr kërpudha porcini ose Champignon

1 vezë

1 lugë qumësht

1 lugë majdanoz i freskët

150 gr peksimadhe (galetë)

Kripë ose piper i zi

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Pastroni kërpudhat duke iu lënë vetëm 1 cm kërcell dhe me një furçë hiquni dheun që mund të ketë mbetur.

Pritini me trashësi gjysmë centimetri.

Rrihni vezën me qumështin dhe piperin e sapobluar.

Prisni imët majdanozin pasi e keni larë dhe tharë mirë.

Përziejeni majdanozin në pjatën me bukë të thekur të grirë ose galetë.

Kalojini kërpudhat një nga një tek veza më pas tek galeta duke u kujdesur të lyhen nga të gjitha anët.

Nxehni vajin në një tigan.

Kur të jetë nxehur shtoni kërpudhat një nga një.

Pasi të kenë marrë ngjyrë të artë, hiqini me një lugë ose garuzhde me vrima.

Vendosini mbi një letër kuzhine për t’u thithur vajin e tepërt.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor