Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Qeveria greke ka vendosur orare të caktuara për kufijtë. Duke filluar që nesër kufijtë do të mbyllen në orën 23:00 dhe do të hapen në 07:00 të mëngjesit.
Ky është një vendim i marrë për shkak të situatës së Covi-19, për të parandaluar infektimin nga turistët apo emigrantët. Një tjetër rregull është vetë karantinimi ose bërja e testit.
Përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është njëkohësisht edhe e vetmi pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre ballkanike në Greqi. Ndërkohë nga nesër në orën 23:00 do të mbyllet edhe Kapshtica, dhe pikat e tjera që lidhin dy vendet, si dhe doganat me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, autoritetet janë të shqetësuara për fluksin e lartë të lëvizjeve nga dhe drejtë vendeve të Ballkanit, për shtetasit që bëjnë pjesë në kategoritë që lejohet të lëvizin. Në Kakavijë prej disa ditësh janë stacionuar ekipe të qendrës epidemiologjike të spitalit të Janinës, si dhe mjekë ushtarakë, të cilët marrin tamponë nga pothuaj çdo udhëtar në këtë doganë.
Sipas raportimeve, deri më tani vetëm 5 persona që kanë dalë nga Shqipëria kanë rezultuar të infektuar në shtetit helen.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...