Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Nga ZHAKLIN LEKATARI
Personazhet e dashura nga publiku,përpos jetës profesinale janë shumë të ndjekur dhe për arsye personale. Publiku do ta dijë se si e kalojnë një ditë, se çfarë bëjnë në familje apo si janë fëmijët e tyre. Këta të fundit marrin shumë vëmendje edhe pse mund të jenë ende të vegjël në moshë. Duke dashur të bëjmë një listë të fëmijëve të personazheve të famshme që kanë profile në Instagram, vumë re që artistët nga Shqipëria, në dallim nga kolegët nga Kosova, janë shumë më të rezervuar kur vjen puna te fëmijët e tyre. Një pjesë e mirë e moderatorëve, këngëtarëve apo artistëve nga Shqipëria kanë zgjedhur të mos ndajnë me publikun foto të fëmijëve të tyre, në mënyrë që jeta e tyre të jetë sa më e qetë dhe e lumtur larg syve kureshtarë.
Disa artistë të tjerë kanë bërë zgjidhje të ndryshme, jo vetëm duke ndarë herë pas here momente nga jeta e tyre familjare dhe private, por dhe duke i hapur fëmijëve një llogari në rrjetin social Instagram, profile që menazhohen nga prindërit. Shikoni luftën e ndjekësve që kanë fëmijët e të njohurve shqiptarë.
Hana Aliu
Hana Aliu është më e ndjekura nga të gjitha bebet e famshme, me plot 351 mijë ndjekës. Ajo është vajza e Loredanës dhe Mozzik−ut dhe profili i saj menaxhohet nga prindërit. Hana në profilin e saj ka foto me mamin dhe babin, foto ku buzëqesh dhe foto me veshje dhe kombinime të ndryshme. Duket qartë që e ardhmja e Hanës do të jetë e shndritshme.
View this post on Instagram
BliniBee
Është djali i Lumi B nga grupi ‘’Kaos’’.Blini numëron 3505 folloëers dhe në Instagram ka qënë i famshëm që kur nuk dinte të thoshte asnjë fjalë. Mami Miranda menaxhon profilin e tij dhe aty Blini tregon aktivitetet që kryen me prindërit, por dhe stilin e veshjeve që shpeshherë është më perfekt se ai i një djali të rritur.
Tian Berisha
Është djali i këngëtares Tuna dhe bashkëshortit të saj muzikantit, Patris Berisha. Tian Berisha ka gjithashtu një faqe Instagrami, të menaxhuar nga prindërit e tij, në të cilën ndan momente nga ditëlindjet, pushimet, festat apo shëtitjet me mamin. Tiani ka plot 4599 ndjekës.
View this post on Instagram
Lian Xhari
Është djali i këngëtares Vesa Luma dhe hip-hop artistit Big Basta. Lian Xhari ka 1936 ndjekës dhe në profilin e tij shohim momente të lumtura nga jeta në Zelandën e Re. Liami ka pasion aventurat, kafshët dhe udhëtimet me mamin dhe babin. Buzeqeshja nuk i mungon kurrë edhe kur bën vizita në rajonin e policisë.
View this post on Instagram
Roani_17
Roani është djali i reperit Majk i grupit ‘’Babastars’’ dhe i bukuroshes Majlinda Zeka. Historia e dashurisë së çiftit nuk ishte e gjatë, por nga ajo erdhi në jetë Roani, i cili e themi me plot gojë i ka këputur kokën mamit. Profili i tij në Instagram menaxhohet nga mami Majlinda, e cila ndan me ndjekësit momentet më të bukura dhe gazmore nga jeta e Roanit, që duket si ato bebet e reklamave. Roani numëron plot 13.9 ndjekës.
View this post on Instagram
Jon Markov
Jon Markov është djali i Adelina Tahiri dhe bashkëshortit të saj, avokatit të njohur Serjozha Markov. Joni numëron plot 29.7 ndjekës dhe profili i tij menaxhohet nga mami. Edhe Joni si fëmijët e të famshmëve të tjerë, ndan në profilin e tij foto nga jeta e përditshme dhe nga udhëtimet e shumta me prindërit. Joni ka një jetë përrallash dhe sigurisht qe jeta e tij do të jetë e mirë dhe plot suksese, duke parë angazhimet apo mundësitë që prindërit e tij kanë.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...