Femijet 4 Gusht 2020

Ndëshkimi e vështirëson situatën, ndihmojini fëmijët të shkarkojnë tensionin

Femijet

Nga Lira Gjika/Të ndëshkosh një fëmijë, nuk bën gjë tjetër vetëm se vështirëson situatën. Gjëndje të tilla rritin nivelin e noradrenalinës (substancë e lidhur me stresin) në gjak. Kjo është arësyeja që fëmija nuk ja del të qetësohet. Ndërhyrja pa kujdes e të rriturit, shton te fëmija të bërtiturat, përplasjet e këmbëve, gjuajtjen me sende apo flakjen e tyre, e tjera. Ky manifestim motorik i zemërimit, është mbase aspekti më i vështirë për të menaxhuar dhe më i sikletshëm, sidomos kur ndodh në publik. Kur fëmija hyn në këtë gjëndje nuk duhet frenuar: është natyrale që kur provon zëmërim duhet ta shkarkojë dhe në mënyrë instiktive, e kryen nëpërmjet trupit.

Fëmija duhet të ndihmohet që ta shkarkojë tensionin në mënyrë të sigurt dhe jo të dëmshme për atë vetë dhe për të tjerët. Për shëmbull duhet të ndihmohet të hidhet nga një lartësi apo të bëjë një vrap në oborr apo në park, të luhet me jastiqe apo të kërcejë në krevat. Përballë një shpërthimi të zëmërimit dhe inatit, mos I kërkoni fëmijës të qetësohet: në këto çaste nuk është në gjëndje ta bëjë, kjo kërkesë do të shtonte edhe më shumë forcën e shpërthimit. Arsytimin mund dhe duhet ta bëni në një moment të dytë, kur të dy palët do të jeni të qetë dhe të gatshëm për dialog. I rrituri nuk duhet të bërtasë: ngritja e zërit nga ana e të rriturit nuk bën gjë tjetër, vetëm se stimulon edhe më shumë reagimin e fëmijës. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor