Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ka ngritur shqetësimin e rritjes së numrit të sëmurëve rëndë dhe të shtruarve në spitale 5 muaj nga pandemia. Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, ajo u bën dhe njëherë thirrje qytetarëve për rregullat që duhet të kenë parasysh.
Më poshtë keni mesazhin e plotë.
Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të paraqitur në shërbimin infektiv ka ardhur u shtuar me të sëmurë rëndë, natyrisht edhe me humbje jete.
Unë kam një apel për qytetarët që na ndjekin, që gjithë këto muaj pune intensive në shërbimin infektiv, që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme. Por kam një apel që, ju lutem respektoni masat e thëna, që janë elementë shumë të pakët, që është mbajtja e maskës, ruajtja e distancimit fizik, me njëri tjetrin, dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga Covid19.
Virusi është midis jush. Natyrisht që është edhe midis nesh si personel shëndetësor që u shërbejmë juve. Ne jemi për t’ju shërbyer juve. Ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj, dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...