Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Pushi në fytyrë është një problem i rëndësishëm estetik tek femrat. Ka shumë metoda për depilimin e tij dhe secila prej tyre ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Metodat më të njohura janë depilimi me dyllë, pe, sheqer, kremra depilues dhe lazer. Por nga Lindja e Mesme kemi vjedhur edhe një sekret falë të cilit gratë kanë një fytyrë të pastër dhe pa push. Jeni gati për të mësuar si përgatitet kjo përzierje? Ja receta:
Përbërësit:
2 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle tërshërë e zier
Përgatitja:
Lëreni tërshërën të ftohet në një tas të vogël.
Kur të ftohet, shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.
Merrni pak pambuk dhe aplikojeni në zonat ku keni push në fytyrë.
Lëreni të qëndrojë për 15 minuta.
Shpëlajeni me ujë të vakët.
Lëreni të thahet dhe aplikoni një shtresë kremi hidratant.
Përsëriteni 2-3 herë në javë derisa qimet të zhduken përfundimisht.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...