Aktualitet 31 Korrik 2020

Greqia i mban kufijtë mbyllur me Shqipërinë edhe pas 4 gushtit

Aktualitet

Greqia duket se nuk ka ndërmend të lejojë lëvizjen e shqiptarëve edhe pas datës 4 gusht. Disa ditë më parë qeveria greke mori vendimin që t’i mbante mbyllur kufijtë me Shqipërinë, por jo vetëm deri në 4 gusht.

Por bllokimi do të ngelet në fuqi deri në datën 14 gusht. Sipas një vendimi të përbashkët të marrë nga ministrat e Mbrojtjes Civile, të Shëndetësisë dhe të Brendshme, shtetasit e vendeve të treta e kanë të ndaluar të futen në Greqi.

Masa parashikon ndalim të përkohshëm për të gjithë ata nga vendet e treta që hyjnë në vend. Bllokimi vlen edhe për çdo mjet. Ndalimiu nuk vlen për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zonën Shengen, si dhe për qytetarët e Australisë, Xhorxhisë, Kanadasë, Japonisë, Marokut, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai dhe e Bashkuara Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përjashtim bëjnë edhe kategoritë e caktuara të qytetarëve, si psh., personeli mjekësor dhe profesionistët e shëndetit, ata që kanë lejen e qëndrimit në një shtet anëtar të BE-së ose një vend të zonës Shengen, anëtarët e misioneve qeveritare, diplomatët, transportuesit, drejtuesit e kamionëve transportimi i mallrave, pasagjerët transit, studentët, kujdestarët, të moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara. Masa vlen për periudhën nga 31 korrik deri në 14 gusht./ MIA

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor