Shendeti 31 Korrik 2020

Një depo vlerash ushqyese, ja ç'ndodh me organizmin nëse pini çdo ditë ujë me kastravec

Shendeti

Nëse mendoni se mënyra më e mirë për të nisur ditën është një filxhan kafe, një lugë mjaltë apo ujë me limon, me siguri nuk keni dëgjuar për vlerat ushqyese të kastravecit. Dhe jo kësaj here, nuk do t'ju sugjerojmë të hani sallatë apo tarator që pa hapur sytë mirë, por të bëni pjesë të ritualit tuaj të përditshëm pirjen e ujit me kastravec e arsyet do ua shpjegojmë si më poshtë:

1.Është një depo vitaminash e vlerash ushqyese: Uji me kastravec përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të kastravecit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.

2.Mban në kontroll tensionin e gjakut: Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arterial. Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.

3.Redukton dëshirën për të ngrënë: Kastraveci bën pjesë në listën e ushqimeve që ju ngopin menjëherë. Nëse pini ujë me kastravec gjatë vakteve të ndërmjetme do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do të ndjeni aspak nevojën për të futur kokën në frigorifer sa herë që ju kap uria.

4.Përmirëson shëndetin e lëkurës: Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eliminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.

5.Aleat për shëndetin e mëlçisë: Sasia e lartë e vitaminave A, B, C dhe E që gjenden në këtë ujë, kombinuar me mineralet si kalciumi, fosfori dhe potasi ndihmojnë në detoksikimin e mëlçisë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor