Showbiz 29 Korrik 2020

“Gëzuar ditëlindjen babi”; Almeda Abazi flet për herë të parë për dhimbjen e humbjes së sportistit të njohur shqiptar

Showbiz

Babi i aktores me origjinë shqiptare Almeda Abazi ka qënë një atletik I njohur. Emri i atletikut Muhamet Abazi, shënohet me shkronja të arta në librin e rekordeve kombëtare në sportin e Atletikës. Abazi, theu disa rekorde kombëtare në kërcimin së larti, njëri ndër rekordet të cilat e mbajti për një kohë të gjatë është edhe ai 2.11m

Babai i saj ka 12 vjet që është ndarë nga jeta dhe Almeda e ka kujtuar në ditën e tij të lindjes. Nëpërmjet disa fotografive në instagram ajo ka treguar dhimbjen dhe mallin e madh që ka për të atin e ndjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

??

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92) on

Në një nga këto fotografi ajo ka treguar se e ka vizituar babain bashkë me djalin e saj Efehanin.  Kujtimi i tij është aq i çmuar për familjen sa që mamaja e Almedës i ka dhuruar bashkëshortit të saj akltorit Tolgahan unazën e martesës që ka patur Muhamet Abazi (babai i Almedës) .

Një gazetar turk në kohën kur Almeda dhe Tolga u martuan zbuloi se unazëen e babait të Almedës Tolga e mbante në trup me zinxhir në qafë pasi nuk ishte masa e duhur për gishtin e tij. Për këtë gjest nga familja e Alemdës aktori është shprehur:

“Edhe vajza edhe unaza e vjehrrit më janë besuar mua, janë amanet për mua”, tha Sayisman duke premtuar se do të kujdesej për to. “Jam shumë krenar që mbaj një kujtim kaq të vlefshëm.”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor