Pjata kryesore 26 Korrik 2020

Bllacë; byreku më i veçantë që keni provuar

Pjata kryesore

I shijshëm, krokant me athtësinë e lakrave të egra, bllaca do të kthehet në të preferuarin tuaj sapo të mësoni si përgatitet. Shihni videorecetat:


Përbërësit:

1 tufë pazi

1 tufë lëpjetë

1 tufë nena

1 tufë spinaq

1 tufë labot

1 tufë qumështore

1 tufë nenexhik

1 tufë majdanoz

1 tufë kopër

2 qepë të njoma

4 vezë

300 ml qumësht 200 g miell misri

100 g djathë

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Formojmë brumin për petët me miell kripe dhe ujë ose mund ti përdorni të gatshme. Presim imët të gjitha barishtet, erëzat dhe qepët, shtojmë kripë dhe i shtypim mirë me duar që të ulin volumin. Në tas rrahim vezët me qumështin, shtojmë miellin e misrit, djathin e thërrmuar dhe barishtet e shtypura. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri. Lyejmë tavën me vaj dhe shtrojmë petët, hedhim sipër masën e qullët, mbledhim anët dhe në mes shtojmë vezë të rrahur. E pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 40 minuta derisa të marri ngjyrë të artë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor