Bukuria 25 Korrik 2020

Lirë dhe mirë, këto 4 trajtime natyrale kundër strijave funksionojnë më SHPEJT se çdo gjë tjetër

Bukuria

Ka shumë kremra dhe ndërhyrje estetike, si ajo me lazer, që pretendojnë se eliminojnë strijat, por shkalla e suksesit varet kryesisht nga toni i lëkurës, mosha, dëmtimi i diellit dhe madje edhe dieta. Megjithatë ekzistojnë dhe disa përbërës natyralë që kanë fuqinë t'i zbehin ato, ndaj nëse sapo ju janë shfaqur strijat bëhuni mjek i vetes dhe provoni 4 metodat e mëposhtme.

1. Aloe Vera/ Aloe vera është e njohur për vetitë natyrale qetësuese dhe shëruese dhe jo vetëm, pasi mund të bëjë mrekulli edhe për shenjat e strijave. Merrni një gjethe Aloe vera, ndajeni në dy pjesë dhe me to fërkoni zonën e prekur. Lëreni për 15 minuta, më pas shpëlajeni zonën me ujë të ftohtë.

2. Vaj kastori/ Vaji i kastorit përdoret shpesh për të trajtuar problemet e lëkurës, siç janë rrudhat, njollat e moshës, njollat e errëta, dhe puçrat. Mund të përdoret gjithashtu për të zbehur pamjen e strijave. Aplikoni pak vaj kastori dhe masazhoni butësisht lëkurën me lëvizje rrethore për 5-10 minuta. Mbështilleni lëkurën me një napë të hollë. Më pas mbani  një shishe me ujë të nxehtë  për 30 minuta në ditë. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për të paktën një muaj për të parë rezultatet.

3. Lëng limoni/ Lëngu i limonit është acidik dhe ka veti të zbardhë tonin e lëkurës, por i kombinuar me 1 lugë sheqer e me pak vaj bajame shërben si një pastë që ndihmon në eleminimin e strijave. Aplikoni përzierjen direkt në lëkurë dhe fërkojeni butësisht për disa minuta para se të bëni dush. Përdoreni këtë “ilaç” për rreth një muaj për të parë rezultat.

4. Vaj ulliri/ Vaji i ullirit përmban shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantë që ndihmojnë në trajtimin e problemeve të shumta të lëkurës, përfshirë shenjat e strijeve. Masazhoni pak vaj ulliri ekstra të virgjëre në zonën e prekur për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të zvogëluar pamjen e shenjave. Lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta në mënyrë që lëkura të thithë vitaminën A, D dhe E të pranishme në vajin e ullirit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor