Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Lira Gjika/Është e vërtetë që gjyshja është më e zhdërvjellët se nëna e re në përkujdesjen ndaj fëmijës, por kjo nuk i jep të drejtën për të « pushtuar » vendin e nënës. Ajo si nënë e pjekur, e di se fëmija çdo gjë e kërkon nga nëna e tij. Detyra e saj parësore është asistimi i nënës së re dhe jo spostimi i saj.
Dëgjojmë shpesh gjyshe teksa deklarojnë « e kam rritur unë ». A i ka shkuar ndër mend se çfarë u përçon fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj të dashura kjo frazë? A i ka shkuar ndonjëherë në mend se në këtë rast u pohon atyre se “nëna e tyre nuk i do, nëna e tyre nuk është më, përderisa i rrit gjyshja?”
Edhe gjyshja kur ndjehet keq, “thërret” nënën e saj. Gjyshe e mirë është ajo gjyshe që fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën dhe nuk zëvendëson nënën, por e siguron vazhdimisht fëmijën, se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë, sepse beson te ajo (gjyshja). Ashtu si fëmija ka nënën edhe nëna dhe babai kanë nënën e tyre (gjyshen). Ajo e falënderon fëmijën që ai pranon të rrijë me atë, falënderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën. (marrë nga libri Fëmijëria)
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...