Personazh 14 Korrik 2020

Florenca Bellova, partnerja sharmante e aktorit Artan Imami në një set të nxehtë vere të denjë për Vogue

Personazh

Nga: Santana Çomora/Fotografia: Armand Sallabanda

Florenca Bellova, modelja e njohur dhe njëkohësisht partnerja e aktorit Artan Imami vjen për herë të dytë në Living nën objektivin e fotografit Armand Sallabanda, në një set realizuar në plazh duke na sjell stilin francez, atë që e karakterizon më shumë atë, minimalist dhe pa shumë lajle -lule.

Florenca jeton në mikrobotën e saj, pa shumë lukse, por me shumë kërkesa ndaj vetes, aq sa të duket sikur i përket një kohe tjetër. Shumicën e kohës, ka jetuar jashtë dhe ndoshta dhe ajri që ka marrë, e ka tjetërsuar.

Përgjatë këtyre viteve ajo ka punuar në agjenci të rëndësishme modelingu si John Casablancas, Brave Models, Del Fuego Management, La Urban Management. Ndërkohë, që gjatë kësaj kohe nisi të merrej edhe me aktrimin, sepse çdo menaxher që e takonte, i thoshte se kishte prirje e kishte një mimikë perfekte për të interpretuar.

Filloi të merrej me reklama. Nga kjo periudhë i ka mbetur peng fakti që nuk e realizoi dot një film me Antonio Banderas dhe Liam Neeson, i cili po xhirohej në Milano, por më pas ndryshuan skenarin dhe hoqën pjesën e personazhit që duhej të interpretonte ajo. Gjithashtu, edhe një reklamë me Guy Ritchie  një reklamë kafeje me George Clooney, një program televiziv mbi modën në Rai 1.

 

Ja sesi shprehet ajo për fushën e modelingut : “Të jesh modele, do të thotë të zgjohesh herët në mëngjes, të jesh gati të shkosh në këmbë sa nga një vend në tjetrin me një çantë shpine mbi kurriz, me një agjendë plot e përplot me takime, shumë prej të cilëve nuk shkojnë edhe aq mirë, të jesh gjithmonë e përpiktë, me një buzëqeshje vesh më vesh dhe me një lëkurë të bukur pa u grimuar.

Përveç kësaj disipline të rreptë, do të shtoja edhe ushqimin e shëndetshëm, shumë stërvitje, pak jetë mondane dhe gjumi është një luks i madh. Duhet të jesh menaxhere e vetes, duke marrë parasysh përfitimet dhe dështimet që sjell një profesion i tillë.”

Tashmë, ajo është nëna e një vajze të vogël, e cila përkushtohet maksimalisht për Audrey-n. Por, përtej kësaj ajo përpiqet të mos lërë pas dore këtë profesion, si dhe ëndrrën për të realizuar filma në të ardhmen.

(FOTO ESKLUZIVE PËR LIVING)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor