Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Edhe pse rastet pozitive me Koronavirus rriten dita-ditës asgjë nuk i ka penguar njerëzit të shkojnë në plazh dhe të shijojnë pushimet, por kjo nuk vlen për të gjithë pasi ka nga ato vajza dhe gra që s'janë akoma gati për provën me kostumin e banjës, e jo për shkak të frikës nga virusi, por venat varikoze që duket sikur kanë pushtuar këmbët tuaja.
Për shumë njerëz, venat varikoze dhe venat merimangë (një lloj i zakonshëm dhe më i lehtë i venave varikoze ) janë thjesht një shqetësim estetik. Kurse për shumë të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirfilltë shoqëruar me ndjesinë e dhimbjes dhe parehatisë, si dhe sinjalizojnë probleme të qarkullimit të gjakut. Variçet shfaqen tek të dyja gjinitë, por predispozitën më të madhe e paraqesin femrat, të cilat edhe e vuajnë më shumë praninë e tyre. Për këtë arsye Living ju sjell në artikullin e sotëm një recetë shumë efektive,e cila eleminon brenda një muaji venat varikoze ose të njohura ndryshe si variçet.
Për përgatitjen e këtij kremi ju duhen 10 karota të vogla, 500 ml uthull molle dhe 10 lugë gjelle me xhel aloe vera.
Lani karotat dhe pasi t’i keni qëruar, grijini sa më hollë në rende. Vendosini mënjanë dhe filloni të hiqni nga bima e aloe veras, sasinë e xhelit të kërkuar më sipër. Bashkoni Aloe veran dhe karotat dhe kalojini për 2 minuta në frulator derisa të krijohet një masë kompakte, në trajtën e puresë. Hidheni në një vazo qelqi dhe më pas shtoni uthullën e mollës. Përzieni kremin dhe lëreni në frigorifer për 24 orë. Aplikojeni çdo ditë në zonën ku keni më shumë vena varikoze. Lyejini fillimisht ato me uthull molle dhe më pas aplikoni kremin duke e masazhuar për 30 minuta. Më pas lani këmbët me ujë të ftohtë. Ky trajtim është efektiv nëse ndiqet për 21 ditë.
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...