Personazh 9 Korrik 2020

Kur talenti të ndjek gjithë jetën; Rastësia që e bëri Elonën të krijojë shënjuesit e librave që prekin zemrat

Personazh

Art by Elona, është një account në rrjetet sociale (Instagram), i cili do t’ju përçojë emocione shumë të bukura, sepse në të pikturohen ndjesitë e shumë njerëzve. Po po, kështu si e dëgjuat emocionet dhe mund të pikturohen dhe këtë e bën shumë mirë Elona!

Lidhja e saj me pikturën ka nisur që në fëmijëri. Në kohën e lirë vizatonte çdo gjë që shihte me imagjinatën dhe natyrshmërinë e një fëmijë. Ende sot ruan shumë prej atyre vizatimeve. Prindërit ishin të parët që dalluan talentin e saj dhe më pas disa mësues në shkollë. Ka marrë pjesë në konkurse me tematika të ndryshme midis shkollave dhe është vlerësuar me çmime. Për këtë pasion dhe talent ajo flet kështu:

 “Ka qënë një rrugëtim i bukur të cilin gjithsesi e konsideroja më shumë një hobi. Preferoja disa lëndë të tjera në shkollë dhe kështu, më e rritur vendosa të merrja një tjetër drejtim, zgjodha një profesion larg pikturës. Ndoqa kualifikime jashtë vendit dhe përgjatë gjithë atyre viteve pikturën e kisha lënë tërësisht në hije. Derisa një ditë, erdhi “art by elona” dhe atëherë kuptova që ky pasion të ndjek gjithë jetës. Unë e kisha harruar pikturën por ajo nuk më kishte harruar mua!”

Pjesa më e veçantë e Elonës është dhe arti që ajo ka zgjedhur. Me anë të pikturës ajo krijon shenjus për librat dhe në një farë mënyrë krijon një histori të vogël brenda 4 kontureve, të cilin do e keni gjithmonë me vete.

“Ideja për të krijuar një shenjur për librat (bookmark) erdhi krejt rastësisht. Në një panair të librit më dhuruan ­një bookmark i cili ishte me tepër ne formën e kartëvizitës se shtëpisë botuese. Gjatë përdorimit te tij ndihesha e bezdisur nga design-i qe kishin vendosur dhe kështu mendova ta ndryshoj dhe pikturova mbi të. Ishte si një forme riciklimi dhe rezultati më pëlqeu. Pastaj më erdhi ideja se përse të mos e bëja këtë gjë edhe për lexuesit e tjerë. Dikujt mund t’i duhej një bookmark i tillë dhe në këtë mënyrë mund ta ktheja edhe artin tim në funksional.”

Dëshirën ja ka mbajtur gjallë dhe shtysa nga miqtë dhe blerësit e parë të cilët e përgëzonin për nismën ndryshe të cilin kishte marrë.

“Disa ndjekës më shkruanin duke më thënë sesi një bookmark i pikturuar nga unë u kishte përcjelle atyre emocione të papërshkrueshme. Kjo është gjithçka që një artist ka nevojë të dëgjojë!”

Por nga frymëzohet ajo?

“Nga historitë e njerëzve dhe nga gjendja ime emocionale. Kur dikush kërkon një bookmark te personalizuar, mundohem të bisedoj me personin për të kuptuar më shumë se çfarë vlere ka për të ky bookmark. Duke ndare mendimet, emocionet e tyre apo ndonjë detaj me mua, me bëjnë te hyj nën lëkurën e tyre dhe të kuptoj çfarë presin. Janë dy raste konkrete të cilat i mbaj mend më shumë nga të tjerët. Dikush kërkoi portretin e maçokut me te cilin kishte jetuar për shumë vjet (i cili nuk jetonte me) dhe dikush tjetër kërkoi portretet e njëbabai (qe nuk jetonte me) me djalin e tij. Sytë e maçokut mbi bookmark dukeshin me jete dhe portretet e babait me djalin ringjallen kujtimet. Te dy personat qe i kishin porositur këto bookmarks ishin aq te emocionuar nga rezultati sa unë frymëzohesha nga emocionet dhe falënderimet e tyre. E gjitha kjo u arrit sepse kisha dëgjuar historitë e tyre, isha përfshire dhe kisha ndjere sa te rëndësishëm ishin për ta njerëzit apo kafshët e tyre te dashura.”

Në këtë hapsirë që Elona ka krijuar për artin e saj e rëndësishme është ndjesia që i përçohet të gjithëve, qoftë ndjekësve apo njerëzve rastësorë që e hasin ndërmjet shumë faqeve të ndryshme.

“Instagrami është një mundësi shumë e mirë për të ekspozuar atë që je apo bën. Një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të komunikuar me artiste te tjerë, për të ndare punimet artistike dhe për të ofruar mundësi te reja. Mendoj që është një platforme mjaft interaktive dhe kur komunikon më thellë me ndjekësit e tu, nuk e sheh si biznes por si bashkëpunim.”

Nëse tani doni një dhuratë të personalizuar, e dini se ku duhet të drejtoheni: tek ArtByElona

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

How to paint the sea ?

A post shared by @ artbyelona on

Nga: Xhoia Dumi

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor