Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Pas ngjarjes shokuese në Kombinat, banorët e një pallati në Tiranë kanë njoftuar policinë duke vënë në dijeni se një grua tjetër ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia.
”Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatina dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj”. Ky është rrëfimi i nënës së Vjollcës, një inxhiniere ndërtimi, e cila darkoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri dhe më pas me argumentin se është sëmurë ajo refuzon të ushqehet. E bindur në fjalën e të bijës, e moshuara këmbëngul se Vjollca është sëmurë, megjithëse shton se tre vite më parë familja ia ndaloi të frekuentonte një grup fetar. Gruaja kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë por ajo i refuzoi. “Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë”, deklaron e ëma. E shtrirë në krevat, Vjollca këmbëngul se është sëmurë ndaj nuk ushqehet dhe se pas njoftimit, policia i kontrolloi shtëpinë dhe madje e çuan edhe në spital.
Sipas një burimi të Top Channel-it, ky rast është referuar në prokurori, që do të vlerësojë nëse gruaja është vërtetë sëmurë apo po përdor justifikime për të bindur të afërmit se nuk ka motive të tjera që i di në fakt vetëm ajo.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...