Kujdesi per trupin 8 Korrik 2020

Shpëtoni veten dhe të tjerët, ja si të përgatisni një deodorant 100% natyral

Kujdesi per trupin

1.Deodorant me rozmarinë dhe uthull molle
Rozmarina është një erëz që u jep një shije të veçantë gatimeve të ndryshme pa harruar të përmendim aromën e saj ndjellëse. N.q.s e bashkoni me uthullën e mollës do të krijoni një deodorant natyral, i cili neutralizon erën e djersës dhe në të njëjtën kohë, ndihmon për të rregulluar pH-in e lëkurës.
Përbërësit: 1 gotë çaj rozmarine (150 ml), 150 ml uthull molle dhe një shishe qelqi. Për të përgatitur çajin e rozmarinës, mjafton të grimconi gjethet e saj dhe ta zieni me një gotë uji të ftohtë. Në fund duhet ta filtroni mirë dhe bashkojeni me uthullën e mollës. Tundeni mirë përzierjen dhe hidheni tek shishja e qelqit. Shishja duhet mbajtur për 10 ditë në një vend të ftohtë dhe të errët. Pasi të kalojë kjo periudhë përdoreni sipas dëshirës.

2.Deodorant me xhel aloe vera dhe lëng limoni
Aloe Vera është një bimë medicinale që përdoret prej vitesh për të trajtuar problemet e lëkurës. Vetitë e saj anti-bakteriale dhe hidratuese, kombinuar me përbërësit e dobishëm dhe acidet natyrale të limonit eleminojnë erën e keqe nga sqetullat duke iu dhënë vazhdimisht ndjesinë e freskisë.
Përbërësit: 3 lugë gjelle xhel aloe vera, 2 lugë gjelle lëng limoni, 100 ml ujë trëndafili dhe 1 lugë gjelle vaj esencial bajamesh. Shtoni xhelin e aloe veras dhe lëngu e limonit në një tas dhe përziejini me mikser që të shpërbëhet plotësisht xheli i aloe veras. Më pas shtoni vajin e bajameve dhe ujin e trëndafilit. Sipas dëshirës mund të hidhni ose jo glicerinë. Përdorni këtë deodorant sa herë të keni nevojë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor