Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Në pamje të parë, Lori Hoxha ka gjithçka që një vajzë dëshiron: një familje që e do shumë, miq që i qëndrojnë pranë, udhëton sa në një cep në tjetrin të botës, është një nga blogger-et dhe vajzat me më stil në vendin tonë, megjithatë kjo gjë nuk e bën imune nga problemet e zakonshme si ankthi apo paniku. Ajo ka folur për herë të parë rreth kësaj çështjeje gati 2 vite më parë, duke u shprehur se nuk ka qenë aspak e lehtë të jetonte me këto ndryshime në jetën e saj.
Por nuk është kurrë vonë për t'iu rikthyer kësaj teme, sidomos kur spunton ta jep një foto që në pamje të parë duket krej "normale", nga ato të tipit "Ti po që e ke në terezi", por në një ripostim në Instastory, Lori ka treguar çfarë fshihet realisht pas kësaj fotoje kaq relaksuese në pamje të parë.
“Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo ishte një nga periudhat e ankthit më të këqija të jetës sime dhe të qenit në një varkë më trembi, duke qenë se nuk kisha akses në spital. Nëse vuani nga ankthi/paniku e kuptoni për çfarë po flas. Mungesa e kontrollit s’më la të shijoja asgjë nga ato që po bëja. Kjo foto s’ka lidhje me atë që vërtet ndjeja në atë moment dhe e tregon qartë se nuk jemi ajo që dukemi apo ajo që postojmë. Mund të dukem sikur po jetoja ditët më të mira të jetës sime, por gjithçka që doja në ato momente ishte pak qetësi”, -ka shpjeguar ajo.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...