Astroliving 3 Korrik 2020

Horoskopi mujor korrik: UJORI dhe PESHQIT

Astroliving

Nga PAOLO FOX

UJORI: Do të rikthehet një atmosferë favorizuese në shenjën tuaj, pas largimit të Saturnit, por kjo s’do të thotë se s’do të përballeni me vështirësi të mëdha. Këtë vit, çdo impenjim duhet bërë në bazë të nevojave të fizikut tuaj. Mos bëni më shumë nga ç’mundeni, vetëm kështu mund ta rifilloni pa stres. Nëse doni një ngritje profesionale, apo zgjerim, bëjeni, por mos u sforconi për të arritur qëllimin. Më mirë hidhni hapat e duhur në momentin e duhur. Vetëm kështu, situatat që ju interesojnë do të gjejnë spontanisht zgjidhje. Ata që kanë biznesin e tyre, duhet të kujdesen për aktivitetin, pavarësisht disa goditjeve ose rënieve financiare. Korriku kërkon shumë, por ofron edhe më shumë mundësi. Ata që duan të ndryshojnë grup ose ekip pune, duhet të mendohen mirë se cila është zgjedhja e duhur. Pjesa e parë e korrikut është më e mirë. Më datë 7 do të keni takime të rëndësishme, por as data 17 nuk mbetet pas për nga rëndësia.

Në aspektin sentimental, çiftet që kanë kohë bashkë duhet të gjejnë interesa të reja dhe shumë do të kenë dëshirë të hapin një biznes të përbashkët. Ata që nuk kanë një lidhje të përhershme, Venusi i favorizon gjithsesi. Data 17 do të jetë moment intrigues. Për të ndarët është një periudhë e qetë, nuk kanë dëshirë që të nisin një histori të rëndësishme. Disa të tjerë duhet të zgjidhin me ish-in probleme ekonomike ose që lidhen me fëmijët. Nuk mungojnë emocionet, veçanërisht në këtë periudhë të vitit.

Venusi dhe Marsi favorizojnë shenjën tuaj, sidomos pas datës 19. Është e rëndësishme ta krijoni vetë fatin tuaj dhe nëse ka një problem, në vend që të pyesni vetes se kush e ka fajin, duhet të kuptoni si ta zgjidhni, ose ta kërkoni brenda vetes përgjigjen. Askush nuk mund t’ia kushtëzojë jetën një Ujori, ndaj nëse ka ndodhur kështu, është më mirë t’i jepni fund dhe të gjeni menjëherë sërish individualitetin tuaj. Një nga të metat e të lindurve nën këtë shenjë është se bëjnë më shumë për të tjerët, sesa për veten. Duhet të ndryshoni menjëherë, përndryshe do t’ju pushtojë melankolia dhe pakënaqësia.  

PESHQIT: Mërkuri favorizon idetë e reja, ndaj ka ardhur momenti për ndryshime në aspektin profesional. Një projekt ose një program nuk do të jetë më i njëjti, ndaj duhet shqyrtuar nga e para. Nëse jeni vartës dhe merreni me disa gjëra, do të kërkoni ngritje në detyrë. Data 9 është e rëndësishme, pasi është ditë e mbarë për të bërë kërkesa. Këto ditë, edhe pse shpenzimet janë të shumta, telashet ekonomike janë më të pakta. Ka nga ata që mund të fitojnë më shumë dhe kjo periudhë do të zgjasë edhe në gusht. Më fatlumët do të fillojnë një punë të re, në poste më të rëndësishme. Një i lindur nën shenjën e Luanit mund t’ju ndihmojë të kapërceni një problem. Do të jetë muaj i favorshëm për ata që merren me punë krijuese, shkrimtarët, muzikantët dhe artistët në përgjithësi.

Do të ndieni nevojën për siguri nga njeriu që dashuroni. Kjo nevojë do të shtohet nëse keni qenë larg partnerit për disa kohë. Lajmi i mirë është se që nga gushti, gjithçka do të jetë më e lehtë, ndaj mos nxitni debate nëse s’doni të largoni qëllimisht dikë nga jeta juaj. Të lidhurit rishtazi duhet të sqarojnë nëse po kërkojnë dashurinë apo po humbin kohën me vetëdije me lidhje që nuk ia vlejnë. Nëse jeni të martuar prej kohësh, do të donit që partneri të mos merrej kaq shumë me fjalë dhe të të ledhatonte pak më shumë. Mos shkarko në lidhjen tënde çështje që s’kanë lidhje me ndjenjat, për shembull dyshime ose telash pune. Gushti do të jetë muaji i emocioneve të reja dhe ata që janë prej kohësh në vetmi, më në fund do të mund të mendojnë për një të ardhme ndryshe. Fundi i muajit është i mbushur me emocione.  

Do të ketë disa ditë më të ngarkuara dhe duhet pak më shumë vëmendje në datat 17 dhe 18. Shpërqendrimet janë burim telashesh dhe nuk duhet të rrëmbeheni nga dëshira për të vepruar dhe vrapuar, pasi stresi i tepërt e dëmton fizikun. Ditët më të mira për të nisur kura, terapi dhe dieta nën kontrollin mjekësor janë ato pas datës 19. Është e rëndësishme të nisni një kurë pastruese për organizmin tuaj dhe të ushqeheni më shëndetshëm. Këshillohuni me një ekspert nëse duhet të bini pak në peshë.        

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor