Astroliving 3 Korrik 2020

Horoskopi mujor korrik: PESHORJA dhe AKREPI

Astroliving

Nga PAOLO FOX

PESHORJA: Do t’ju duhet të sqaroni disa situata profesionale me të cilat do të përballeni në punë. Nëse keni një aktivitet tuajin, duhet të provoni strategji të reja, pasi ndryshimi është i rëndësishëm. Për ata që janë vartës dhe duan t’i thonë dy fjalë shefit të tyre, ndoshta ky nuk është çasti i duhur. Është moment që duhet bërë kujdes me çdo lloj shpenzimi, por edhe investimi. Të tjerëve do t’u dukeni më dorëmbledhur, por thjesht doni më shumë siguri. Një shqetësim juaji do të arrijë kulmin në datën 20, ndaj në raste të jashtëzakonshme mund të thoni që mjafton. Do të ketë nga ata që duhet t’i japin fund një ortakërie, ose ta ndryshojnë për të shpenzuar më pak. Ata që kanë kaluar një krizë profesionale vjet, vazhdojnë të punojnë ende me kohë të pjesshme dhe janë në kërkim të një pune të re. Situata do të jetë më pozitive pas datës 22, ku do të mund të krijoni projekte të reja me bashkëpunëtorë ose ortakë.

Nëse keni njëkohësisht dy lidhje, ka ardhur momenti të vendosni, pasi nga tradhtia lindin probleme. Korriku nuk është një muaj gjatë të cilit duhet të tregoheni të shkujdesur. Ju e keni shumë të vështirë të gënjeni, për të mos thënë që nuk dini aspak ta bëni, ndaj herët apo vonë do të zbuloheni. Peshorja nuk priret të tradhtojë, por nëse nuk ndihet e dashur, nevoja për ndryshim bëhet e dukshme në sytë e atyre që i rrethojnë. Në korrik, çështjet profesionale dhe ato ekonomike do të jenë në plan të parë. Kjo do të shkaktojë debate për shkak të mungesës së njërit prej partnerëve. Është e rëndësishme edhe harmonia në çift, ndoshta të programoni pushime së bashku pas datës 22. Ndihet nevoja e bashkëpunimit, që është e domosdoshme në një raport dashurie.

Duket se ky është muaji që sjell në vëmendje disa tensione profesionale ose probleme ligjore a familjare, ndaj do të keni shumë tension. Rreth datës 20 duhet kujdes maksimal. Do të keni gjithsesi shqetësime, ndaj duhet të bëni një vizitë mjekësore nga mesi i muajit.

AKREPI: Vazhdon ndikimi pozitiv i yjeve për ata që duan të rinovojnë një kontratë. Datat 9, 10 dhe 20 mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme. Nëse keni profesion të lirë, me gjasa ju ka ndodhur diçka e re. Nëse disa marrëdhënie pune janë bërë të pamundura, korriku ju nxit të shqyrtoni mundësinë për të ndryshuar vend pune. Por para se të ndryshoni dhe të bëni zgjedhje drastike, duhet të mendoheni mirë. Do të ketë momente që do t’ju duhen të gjitha energjitë për të zgjidhur problemet tuaja, pasi muajt e fundit kanë qenë goxha të vështirë në aspektin ekonomik. Doni të bëni ndryshime shtëpie dhe pune, por jo gjithmonë është e mundur. Në fillim të vjeshtës mund të jetë vendimi i duhur të hapni një biznes tuajin, por bëni kujdes me paratë, që janë përherë pak.

Tensionet e punës mund të kapërcehen në korrik, ndaj, nëse duhet të zgjidhni mes dy aktivitetesh, do ta keni më të lehtë. Për çiftet që kanë pasur probleme, nëse njëri nga partnerët ka sjellë në shtëpi stresin e akumuluar në punë, kjo gjë do të ndryshojë. Dëshira për të qëndruar me partnerin do të shtohet. Por kjo nuk vlen për historitë që janë konsumuar prej kohësh, pasi polemikat do të jenë të shumta. Mund të ketë momente debatesh të forta në datën 14. Nuk do të kenë probleme ata që duan një lidhje kalimtare. Në të vërtetë, edhe lidhjet e reja do të kenë disa probleme, sepse Akrepi është mosbesues dhe ndoshta me të drejtë.

Duhet thënë se ky është një muaj më i mbarë. Datat që favorizojnë shëndetin janë datat 9 dhe 20. Të lindurve në shenjën e Akrepit u këshillohet gjithmonë të jenë më pozitivë dhe të mos të mendojnë se gjithçka do të shkojë keq, sepse një qëndrim i tillë mund të ushqejë pesimizmin, duke shkaktuar në disa raste shqetësime psikomatike. Akrepi nuk çlirohet lehtë nga tensioni i akumuluar, ndaj rrezikon të mbetet keq pikërisht për këtë arsye. Ju këshilloj të frekuentoni njerëz pozitivë, për të rigjetur optimizmin që me raste e humbni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor