Astroliving 3 Korrik 2020

Horoskopi mujor korrik: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Astroliving

Nga PAOLO FOX

SHIGJETARI: Datat më të rëndësishme dhe me më shumë dinamikë të muajit do të jenë 22 dhe 31, pasi do t’ju rikthehet protagonizmi. Mund t’ju kërkojnë edhe për zgjidhjen e një situate. Si fillim, duhet t’i keni ide të qarta, sepse në këtë periudhë mund të vendosni të bëni shumë gjëra njëkohësisht, kur duhet të jeni më të kujdesshëm me zgjedhjet tuaja. Gjatë datës 9 mund të lindin diskutime, gjë që mund të zgjidhet më datë 21. Ndërsa datat 30 dhe 31 janë shumë të rëndësishme. Merruni me projekte afatgjata, por nëse keni ndër mend të bëni ndonjë ndryshim drastik, duhet ta mbaroni deri në fund të verës. Duhet t’i llogaritni mirë investimet, por ekziston edhe mundësia që të keni ndonjë rast të mirë për të shfrytëzuar. Është muaj i favorshëm për artizanët dhe profesionet e lira. Do të kenë shumë mundësi pune edhe ata që merren me projekte.

Është një fazë delikate që vazhdon prej disa muajsh, duke shkaktuar konfuzione në dashuri. Çiftet që kanë shumë vite bashkë, duhet të shmangin mërzinë, ndërsa lidhjet e reja duhet të kapërcejnë disa probleme. Nuk menaxhohen lehtë pëlqimet e papritura dhe lidhjet jashtëmartesore. Për më tepër, nuk janë as zgjidhje e një krize. Kjo s’do të thotë që duhet pranuar gjithçka që nuk shkon. Ata që janë ende vetëm, mund të krijojnë njohje të reja. Mundësia për njohje të reja do të konkretizohet në fund të muajit dhe fillimi i gushtit do të jetë edhe më favorizues në këtë aspekt. Në një klimë kaq të tensionuar, është mirë të tregoheni të vendosur. Ata që duan të martohen, mund të vendosin gjatë dy muajve të rëndësishëm si gushti dhe shtatori.

Në korrik nuk do të mungojë energjia pozitive, që do të përqendrohet kryesisht pas datës 22. Është mirë të bëni edhe kura estetike, pastruese, më datë 30 dhe 31. Dëshira për të ndryshuar bëhet edhe me një ndryshim pamjeje, më moderne, më të re. Mjafton edhe një model i ri flokësh, ose nga dëshira për t’u dukur ndryshe para pasqyrës, pasi Shigjetarit i pëlqen të ndihet magjepsës.

BRICJAPI: Është muaj tepër i rëndësishëm, sepse ju nxit të reflektoni për perspektivat. Korriku nuk ka shumë elemente fatsjellëse në shenjën tuaj, por mund të filloni të programoni qetësisht vjeshtën, të bëni zgjedhje për stinët në vijim. Disa do të lajnë hesape të mbetura pezull prej dy vjetësh, në pjesën e dytë të vitit. Nuk është muaj vendimesh të rëndësishme, ndoshta sepse janë marrë vendimet më të rëndësishme. Mundohuni t’i shmangi debatet, sidomos javën e datave 13 dhe 19, ku do të përballeni me dyshime dhe problematika me njerëzit që ju rrethojnë. Duket sikur papritur gjithçka ngadalësohet. Sigurisht që kjo mund t’ju bezdisë. Nëse shikoni që s’ka asnjë zgjidhje, shtyjeni gjithçka për në vjeshtë. Në një periudhë kaq të rëndësishme është normale të shfrytëzohen mundësitë. Do të ketë ngritje në detyrë për ata që punojnë prej vitesh në një kompani. Do të rikthehet stabiliteti.

Dashuritë e lindura gjatë muajve të fundit duken të konsoliduara, por ka diçka që nuk shkon. Ndoshta sepse në korrik duhet të mendoni më shumë për paratë, biznesin, ndaj ndjenjat mund të kalojnë në plan të dytë. Çiftet që kanë kaluar kriza të thella mund të kenë debate që mund të çojnë në vështirësi të tjera në dy fundjavat e fundit të muajit. Edhe pse ndarjet përjetohen si lehtësim, zgjedhjet në këtë periudhë bazohen në mençuri. Këtë muaj nuk do t’ju mungojë dëshirat për t’i thënë gjërat hapur. Mund të keni konkurrencë të vogël me shenjën e Dashit dhe Gaforres, por bëni kujdes që të mos e teproni në fund të muajit. Gjithsesi, ambicia do të shpërblehet në fund të vitit dhe mund të zini një rol të rëndësishëm ose një punë në pozitë drejtuese.

Fundi i korrikut mund t’ju shkaktojë shqetësime, por është normale, sepse nuk jeni ndalur që në fillim të vitit. Mundohuni të gjeni pak qetësi. Një Bricjap nuk ndërmerr kurrë një projekt pa u menduar mirë, por korriku mund t’ju sjellë momente tensionesh të forta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor