Shtepia 2 Korrik 2020

Larg zhurmës dhe kaosit, pse shtëpia në periferi është investimi më i mirë i jetës

Shtepia

Nëse ka diçka që kemi kuptuar nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë- si tërmeti apo pandemia- është rëndësia e shtëpisë, por dhe e një hapësire të gjelbër relaksuese. Një shtëpi e sigurt e ndërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, por dhe një oborr, ballkon apo verandë janë tashmë të vetmet oaze paqeje  që sigurojnë një jetë të sigurt dhe suksesshme.

Të dyja këto dukuri kanë ndikuar shumë në sjelljen e konsumatorëve si dhe qasjen që ata tashmë kanë kundrejt një jete të sigurt,  në harmoni me natyrën, por dhe larg zhurmave të garantuara nga jeta urbane. Sepse tashmë Tirana është kthyer në kryefjalën e zhvillimit ekonomik, por si çdo metropol tjetër dhe qyteti ynë, po kalon pasojat e këtij transformimi, me ndërtime të shumta, një popullsi në rritje, por dhe me plot sfida për të jetuar shëndetshëm dhe pa stres.

Agjentët e tregut imobiliar në vend thonë se ka një kërkesë të shtuar për të zgjedhur periferinë e kryeqytetit dhe  sidomos liqenin e Farkës, që është një nga zonat më të preferuara. Fokusi i ndërtimeve në këtë zonë janë rezidencat. Një e tillë është edhe “Quiet Lake”, ku shërbimet janë të përqendruara në një ambient të vetëm duke ju përshtatur kërkesave të klientëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Quiet Lake (@quiet_lake_residential) on

Kërkesat janë të larta dhe për zonën bregdetare afër Tiranës siç është dhe Gjiri i Lalzit, një ndër zonat më të bukura në afërsi të metropolit.  Një koncept i konkretizuar në ndërtime komode dhe moderne që ofron resorti “San Pietro”,  ku togfjalëshi “largësi fizike” zbatohet me përpikmëri. Pozicioni gjeografik i Gjirit të Lalzit, fare pranë Tiranës , Durrësit dhe aeroportit të Rinasit, po e kthen këtë zonë në një destinacion shumë të kërkuar nga qytetarët të cilët tashmë po e zgjedhin atë për të patur edhe shtëpinë e parë të banimit. Blerja e një pasurie të patundshme në periferi apo bregdet do të vijojë të mbetet investimi më i sigurt për të gjithë ata që duan të jetojnë në harmoninë e natyrës. 

Prandaj, qëndroni aktiv dhe të kujdesshëm në investime kaq madhore dhe me kaq ndikim në cilësinë e jetës tuaj. Një shtëpi e sigurt nga fenomenet natyrore, por dhe një hapësirë e gjelbër ku të kalojmë kohën e lirë bashkë me familjen ose ku mund të kryejmë pasionet tona, janë tashmë një detyrim që kemi ndaj vetes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by San Pietro Hotel & Residences (@sanpietro_hotel_residences) on

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor