Astroliving 2 Korrik 2020

Horoskopi mujor korrik: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Astroliving

Nga PAOLO FOX

BINJAKËT: Venusi ndikon në shenjën tuaj që nga prilli, ndaj i keni më të lehta projektet dhe punët që doni të kryeni. Mjafton të krahasoni këtë vit me verën e vitit të shkuar, kur keni pasur polemika goxha serioze. Fundja, nëse duhet thënë diçka, ju e thoni me çdo kusht. E keni shumë të vështirë t’i mbani gjërat nga brenda. E përdorni shpesh ironinë për të goditur ose lënduar. Korriku është fatsjellës në aspektin profesional. Me gjasa do të bëni ndonjë shpenzim të tepërt në fundjavën e datave 10 dhe 12. Po përgatitni një projekt që mund të jetë i rëndësishëm në fund të vitit. Ata që kanë mbetur në vend, kanë momentin e duhur për të lëvizur. Nuk është çasti i duhur që të ndërmerrni aventura të rrezikshme, pasi nuk keni fituar paratë e humbura vjet, por nuk do t’ju mungojnë mundësitë e mira nga data 22 e tutje.

Zgjedhjet e dashurisë do të jenë më të lehta, por duhet të kuptoni çfarë doni, sepse nëse doni një lidhje me kohë të pjesshme, yjet ju kanë favorizuar që në prill për këtë. Edhe nëse doni t’i riktheheni një lidhjeje, yjet ju favorizojnë shumë, vetëm nëse partneri në fjalë s’do t’ia dijë më për ju. Nëse do të keni mosmarrëveshje me ish-in për çështje ekonomike, mund të gjeni një marrëveshje. Ky mund të jetë muaji i duhur për t’u çliruar nga ndonjë barrë e tepërt. E ardhmja duhet parë me optimizëm, pasi lidhjet e reja janë bindëse dhe mos harroni që vendosni ju. Pra, do të varet nga ju nëse do t’i vazhdoni ato ose jo. Do të jetë e vështirë të mos merrni ndonjë propozim, pasi jeni nën vëzhgim nga palë të treta.

Ditët e korrikut sjellin një energji të mirë, për shkak të ndikimit të Marsit dhe Venusit, që do t’ju mundësojnë një rikuperim psikofizik të dukshëm. Datat 17 dhe 22 janë të favorshme për kura. Do të jeni më pak të nervozuar dhe sa më shumë t’i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë do të shtohen mundësitë për të marrë veten fizikisht. Mund të merrni një lajm të mirë rreth datës 27.  

GAFORRJA: Sa më shumë afron fundi i vitit, aq më të lehtë do ta keni t’i zgjidhni çështjet profesionale, pasi në dy vitet e fundit ka qenë një kaos i madh. Nëse keni nisur një aktivitet të ri, keni arritur nivele të larta dhe jeni angazhuar shumë, është dikush që do ta minimizojë punën tuaj, ose ndoshta pritnit më shumë. Ata që kanë një aktivitet të vetin, janë treguar të zotët me llogaritë. Është një moment i rëndësishëm në jetën tuaj për të kuptuar ato që keni dhe ato që do të arrini në të ardhmen. Nuk duhet të dekurajoheni nëse në korrik do të përballeni me tensione të forta, sidomos në mes të muajit. Do të rinovohen disa marrëveshje dhe s’do të jetë e thjeshtë të menaxhohen. Mund të prishen aleanca me njerëz të lindur nën shenjën e Binjakëve ose të Bricjapit. Nga korriku në dhjetor, duhet të shqyrtoni me kujdes çdo marrëveshje që përmban klauzola ose impenjime. Nëse ka probleme të rëndësishme financiare, duhet të merrni në dorë frenat e jetës suaj profesionale. Korriku dhe gushti do të jenë muaj shqyrtimi për çështje shumë të rëndësishme. Data 14 është e rëndësishme në lidhje me marrëveshjet profesionale.

Duke qenë periudhë pasigurie ekonomike dhe profesionale, ju pengon edhe në krijimin e një lidhjeje. Nëse nuk jeni të martuar, do të parapëlqeni lidhjet e shkurtra, pa bërë zgjedhje të rrezikshme për të ardhmen. Do të keni bashkëpunime interesante, por që s’kanë siguri. Madje, edhe ata që kanë një biznes të vetin, u është dashur që nga vjet të kërkojnë bashkëpunëtorë të rinj për të shmangur problemet. Çiftet që dashurohen ose ata që janë të martuar prej pak kohësh, duhet të bëjnë shumë kujdes në marrëdhënien e tyre, sepse gjatë datave 12 dhe 19 mund të përballen me ndonjë problem të vogël. Duhet të bëni shumë kujdes me të lindurit nën shenjën e Shigjetarit dhe të Ujorit. Nëse keni mosmarrëveshje në familje, bëni mirë të shmangni çdo polemikë. Pas gushtit, do të jetë gjithçka më e lehtë, pasi të hyjë Venusi në shenjën tuaj.

Do të jeni pak provokues, sidomos nëse mendoni se nuk ju kuptojnë, ose nëse doni të pengoni veprimtarinë e atyre që ju shkaktojnë probleme. Duhet të bëni shumë kujdes fizikisht gjatë tri të dielave të fundit të muajit. Është e rëndësishme të shmangi situata konfliktuale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor