Astroliving 2 Korrik 2020

Horoskopi mujor korrik: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

Nga PAOLO FOX

LUANI: Në korrik, ndikimi i Marsit dhe Venusit do t’ju ndihmojnë të keni një rikuperim si fizik, edhe në planin personal. Nëse do t’ju duhet të zgjidhni çështje trashëgimie ose financiare, duhet të lëvizni menjëherë, ose të paktën deri para nëntorit. Dikush mund të ketë firmosur një kontratë ose një marrëveshje. Ditët e para të muajit janë interesante, por edhe nga data 13 mund t’ju ndodhë diçka interesante. Me gjasa do të përshpejtohen ndryshime që janë të pashmangshme në fund të vitit, në lidhje me shoqëri ose ortakëri, nëse po diskutohen disa marrëdhënie ortakërie. Ata që sapo kanë nisur një punë, nuk duhet të dekurajohen. Është e rëndësishme të rifitoni paratë e humbura. Rikthimi i Diellit në shenjën e Luanit nga data 22 e përforcon edhe më tepër hipotezën që janë ditë interesante për të marrë lajme të mira. Në fund të muajit do të merrni një shumë të mirë, ose një kontratë të mirë. Ka edhe nga ata që po mendojnë të ndryshojnë gjithçka në jetë, ose që deri nga fundi i vitit të merren me diçka të re, ndaj pritini ndryshimet.

Në dashuri, yjet duken favorizuese. Nga fillimi i këtij muaji deri në fillim të vjeshtës, do të shihet një dëshirë e madhe për të dashuruar. Për shkak se do të keni një gamë të madhe mundësish zgjedhjeje, duhet të bëni zgjedhjen e duhur. Nëse keni një lidhje të bukur, ndoshta mund t’ju lindë ideja ta përsosni gjatë verës. Ka nga ata që kërkojnë lidhje të pamundura, si sfidë, por kjo është një sjellje e dëmshme. Ata që kanë prej kohësh një lidhje të konsoliduar, me personin e duhur, tani mund të bëjnë zgjedhje të rëndësishme. Tani edhe një ndarje do të ishte pozitive, sepse do të krijonte mundësi për një lidhje të mirë. Ditët pas datës 22 janë shumë intriguese.

Korriku është muaj i mbarë, por të gjithë ata që kanë vështirësi në aspektin profesional, duhet t’i shprehin dyshimet e veta, para fazës përfundimtare në fund të dhjetorit. Nëse nuk përjetoni risi të mëdha, mundohuni të ndryshoni diçka në jetën tuaj, ose mundohuni të kuptoni se ku qëndron problemi. Duhet shuar frika dhe droja, por për fat, jeni shumë guximtarë dhe ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë për një rikuperim psikofizik.

VIRGJËRESHA: Më në fund, duhet të jenë nënshkruar disa kontrata në fund të qershorit, por edhe nëse s’ka ndodhur akoma, do të ndodhë në korrik. Do të ketë nga ata që do të marrin një ofertë rreth datës 14. Duhet t’i shfrytëzoni në maksimum të dhënat e astrologjisë, ndaj është mirë që të bini në sy. Janë të favorizuar ata që kanë provime, ndaj mjafton të studioni. Madje, edhe më të përgatiturit mund të marrim një propozim për punë pas një rezultati të lartë në provim. Do të lindë diçka e bukur në jetën tuaj. Konsiderojeni veten si në një skenë këtë muaj, ku hapet sipari dhe ku duhet të tregoni se ç’dini të bëni. Suksesi u vjen atyre që janë të përgatitur ose që kanë guximin të provojnë projekte të reja. Është mirë që të mos humbni kohë, sepse nga nëntori nuk do të keni kaq shumë mundësi. Të sapodiplomuarit janë shumë të favorizuar, ose edhe ata që duhet të marrin përsipër përgjegjësi të reja. Aktivitetet më vete janë më të favorizuara, por edhe ata që janë vartës do të ngrihen në detyrë.

Edhe pse që nga prilli ka disa probleme në lidhje, kjo nuk shkakton shkatërrimin e tyre. Duket sikur në këtë periudhë duhet të jeni më të qartë për sa i takon situatës suaj sentimentale. Do të keni diskutime të vogla me njeriun e duhur në krah. Mos u zemëroni më kot ose të kërkoni gjëra të pamundura. Duke qenë vit provash të mëdha, ose mundësish më të mëdha profesionale, për pasojë do të jeni edhe më larg shtëpisë. Me gjasa do të ketë pak ftohje në lidhjet tuaja, pasi s’do të keni kohë që të qëndroni me partnerin. Virgjëresha ka përherë nevoja për shumë siguri. Meqë ju jepni maksimumin, e kërkoni këtë edhe nga partneri. Ndaj tani shtohen kritikat, që mund të jenë pozitive për ata që ju sulmojnë. Mund të lindin emocione të forta nga fundi i muajit.

Nuk ju mungon dëshira për punë, por keni që nga prilli që përjetoni shumë stres, për shkak të shtimit të përgjegjësive. Mundohuni të bëni ushtrime qetësimi. Duhet të merreni me gjëra që i doni, ndaj edhe duhet të bëni ndonjë pushim. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor