Sallatat 1 Korrik 2020

Sallatë e ftohtë makaronash për dy minuta

Sallatat

Tani që është verë dhe pjatat e nxehta nuk janë shumë komode, pastat mund t’i shijoni në një variant fare të thjeshtë dhe praktik: të ftohta në sallatë. Shihni videorecetën dhe përgatitini për dy minuta:

Përbërësit:

200 g makarona pene

1 kastravec

5-6 domate të vogla

10 ullinj të zinj pa fara

100 g djathë i bardhë

Gjethe borziloku

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Limon

Ziejmë makaronat në ujë me kripë sipas kohës së shënuar në paketim. Presim domatet, kastravecin, ullinjtë dhe djathin në copa të vogla. Kullojmë makaronat dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. I vendosim në tas të gjitha bashkë, shtojmë gjethe borziloku, vaj ulliri dhe sipas dëshirës lëng limoni.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor