Aktualitet 29 Qershor 2020

Tre të vdekur brenda 24 orëve, ndërron jetë një tjetër pacient tek Infektivi

Aktualitet

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë te spitali Infektiv, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga koronavirusi brenda 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se viktima e radhës është një 69 vjeçar nga Shkodra, i cili ishte i shtruar prej 10 ditësh dhe ishte në gjendje të rëndë. 69-vjeçari vuante nga hipertensioni, ndërsa nuk ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.

Situata nga Koronavirusi është rënduar, pasi kjo është dita e dytë që brenda ditës shënohen tre viktima. Bilanc i njëjtë u shënua edhe ditën e djeshme.

Numri në total i viktimave në vend ka shkuar në 59, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri.

Njpftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 69 vjeçar në spitalin infektiv. MSHMS apel qytetarëve të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor