Këshillat e gjyshes 26 Qershor 2020

Po vjen plazhi; Largojini variçet nga këmbët tuaja me këto katër mënyra

Këshillat e gjyshes

Më shumë se 48% e njerëzve në moshën e mesme vuajnë nga variçet. Të njohura ndryshe si venat varikoze, këto të fundit janë vena të zgjeruara të cilat mund t’i shihni nëpër lëkurë. Ato janë zakonisht të kaltra, të fryra dhe të përdredhura. 
Më tepër se një shqetësim sipërfaqësor, variçet rrezikojnë seriozisht shëndetin, duke rritur ndjeshëm rrezikun e mpiksjes së gjakut, ndaj trajtimi i tyre në kushte shtëpie do të parandalonte përkeqësimin e tyre.

1. Uthulla e mollës trajton venat me variçe në sajë të aftësisë së saj për të eleminuar depozitat e kalciumit në enët e gjakut. 
Ajo që duhet të bëni është të masazhoni këmbët me uthull molle dhe brenda dy javësh do të vini re përmirësime.

2. Speci djegës. Përbërësi aktiv i specit djegës capsaicin, është një tjetër përforcues i qarkullimit të gjakut . Nëse vuani nga venat me variçe, provoni të bëni një paste nga përzierja e specit të kuq me lëngun e aloe veras dhe aplikojeni direkt në këmbët tuaj.


3. Hudhra redukton inflamacionin lidhur me venat me variçe. Ju mund të bëni një krem nga përzierja e hudhrës me karafil e pak alkool. Aplikojeni këtë krem në zonën e prekur nga variçet 4 herë në javë.

4. Majdanozi përmban shumë vitaminë C, vitamine e cila riparon venat dhe forcon kapilarët - strukturat që transportojnë gjakun në venat tuaja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor