Menu vere 24 Qershor 2020

Makarona Penne me salsiçe të freskët dhe rukola

Menu vere

Një pjatë plot shije, me përbërës krejtësisht natyralë dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Shihni videorecetën dhe përgatiteni për dy minuta:

Përbërësit:

120 g makarona pene

120 g salsiçe të freskët

1 thelp hudhër

 ½ gotë me verë të bardhë

8 domate të vogla

1 kupë me rukola

4 lugë parmigiano

Kripë

Piper

vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim makaronat të ziejnë me ujë dhe kripë sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë grimcojmë hudhrën dhe salsiçet si dhe domatet i presim në mes. Në tigan kaurdisim salsiçet me vaj ulliri dhe hudhrën. Shtojmë domatet dhe e shuajmë me verën e bardhë. I ziejmë disa minuta, shtojmë makaronat si dhe pak ujë. I kaurdisim edhe disa minuta, shtojmë rukolën, djathin parmigiano dhe i shërbejmë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor