Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Nëse mendoni se brokolin mund ta shijoni vetëm në sallatë dhe supë, gaboheni, pasi me të mund të përgatisni një sërë recetash. Neve sot zgjodhëm petën sfoliatë të shoqëruar me brokoli, pulë dhe djathë Gouda.
Përbërësit:
1 petë sfoliatë
1 filetë pule
150 g brokoli i zier
150 g djathë Gouda
2 lugë parmigiano
Kripë
Piper
E verdhë veze
Fara susami
Përgatitja: Ziejmë filetën e pulës dhe brokolin, i presim në copa të vogla së bashku me djathin. Vendosim në tavë petën sfoliatë, e mbushim me pulën, brokolin dhe djathrat, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Presim anët e petës në shirita dhe i mbledhim duke i thurur me njëri – tjetrin. E lyejmë me të verdhë vezë dhe e spërkasim me fara susami. E pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 15-20 minuta derisa të marri ngjyrë të artë. E presim në copa pasi të ftohet pak dhe e shijojmë. JU BËFTË MIRË!
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...