Tendencat e fundit te modes 24 Qershor 2020

Tendencat verë 2020: Çfarë fundesh do të blejmë?

Tendencat e fundit te modes

Kur bëhet fjalë për të rinovuar gardërobën e verës, një gjë është e sigurt: fundet nuk do të mundojnë kurrë në listën e veshjeve nga të cilat nuk heqim dorë në stinën e nxehtë.

Të sakrifikuar për muaj të tërë, të fshehur poshtë xhaketave të gjata e palltove të mëdha, fundet janë gati të kthehen në qendër të vëmendjes dhe të bëhen mbretëresha të padiskutueshme të look-ut tonë.

Për në zyrë, mund t’i kombinoni me sandale me takë të mesme ose balerina, për plazh me espadrillas ose sandale të sheshta, për mbrëmje speciale me këpucë me taka ose sandale me taka: në koleksionet e reja ka pa fund oposione për raste të ndryshme dhe propozimet për verën 2020 do të kënaqin të gjitha llojet e gustove.

Nuk do të mungojnë versionet mini me printe vichy, me fruda dhe ngjyra të gjalla, as ato deri tek gjuri me pala, tyl, lino, gjithmonë të përshtatshme për temperaturat e larta, por as ato të gjata me printet e lëkurave të kafshëve, fantazi lulesh, etj.

Shihni propozimet e revistës së modës Grazia.it!

Fund midi i bardhë me pala dhe detaje tyli

Fund xhins stil mini me mbyllje dekorative lidhëseje

Fund i gjatë me bel të lartë dhe printe lulesh

Fund pencil prej lëkure metalizzato

Fund mini me bel të lartë dhe print vichy

Fund i gjatë i bardhë me detaje qëndisjeje dhe dantella të thurura

Fund me vija dhe rrip në mes

Fund i gjatë saten me llastik në mes, perfekt për rastet speciale

Minifund me detajin e palave në fundin e tij

Fund i gjatë me rrudha dhe print leopardi

Fund midi lino me rrip në mes

Fund i shkurtër me fruda dhe bel të lartë

Fund midi formë kambane prej tyli

Fund i gjatë me printe twill

Fund mini me kopsa para dhe efekt piton

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor