Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Çfarë do t’i sugjeronit fëmijës suaj për të lexuar për periudhen e verës. Çfarë do t’i terheqe ata me tepër, teksti elektronik apo libri fizik?
Libri është miku më i mirë i njeriut. Gjithmonë ka qenë ura ndërlidhëse me nje bote tjetër që të ofron diversitet emocionesh e liri mendimesh. Cili do të përdoret këtë verë më shumë se tjetri nga fëmijët. Duke u bazuar në mendimet e njerëzve, shohim që në këtë pikë kemi divergjencë mendimesh.
Disa jane të mendimit se teksti elektronik shpejt do të zëvendësojë letrën dhe në një kohë të shkurtër, ne të gjithë do të jemi duke lexuar në ekrane.
Dhe disa të tjere kembengulin qe libri është libër. Ka peshën e vet te vlerës qe ne mbajtjen në dorë dhe me pas ne brendi.
Pjesa me e madhe e njerezve sot kane krijuar varësi ndaj internetit duke e lene pas dore boten e madhe te librave. Shumë fëmijë e të rinj kanë shume të vështirë qe ta lidhin aktin e te lexuarit me tërheqjen e internetit. Sigurisht që në epokën e internetit është shumë e vështirë që t’i motivosh fëmijët që të bëhen lexues të rregullt dhe të ndiejnë kënaqësi prej librit. Kjo sepse pjesën më të madhe të kohës së lirë ata e kalojnë online dhe para ekranit të televizorit. Leximi duhet nisur që në vogëli dhe me rritjen e tyre duhet shtuar pak nga pak. Rol shumë të rëndësishëm kanë pa dyshim familja dhe me pas shkolla, të cilët duhet të jenë në kërkim dhe te njohin librat e rinj qe hyjne ne treg dhe te bëjnë zgjedhjen e duhur per ta. Librat qe femijet duhet te lexojne duhet te rritin zhvillimin intelektual, praktik dhe artistik të tyre përmes njohurive të gjera ku përfshihen njohuri akademike, njohuri për artin dhe muzikën, njohuri emocionale dhe sociale.
Por jo të gjithë prindërit janë të mireinformuar se si duhet tia nisin rrugëtimin e edukimit të dëshirës për të lexuar tek fëmijët e tyre. Më poshtë do të mund të gjeni disa pika kyçe se si mund të rrisni një fëmijë me dëshirën për të lexuar .
· Njohja e karakterit dhe interesave te fëmijës suaj eshte me kryesorja.
· Krijimi i një biblioteke të vogël të fëmijës dhe sistemimi i tyre se çfarë do të lexojnë ata gjatë pushimeve.
· Ftojeni që të lexoni një libër së bashku, dhe mos i tregoni përtesë.
· Lexoni dhe flisni rreth librave qe keni lexuar edhe kur jeni ne makine duke udhëtuar.
· Pas leximit te nje libri femijet duhet ti flasin rreth atyre qe lexuan moshatareve,familjareve dhe te afermve.
· Zgjidhini librat së bashku, fokusohuni tek interesi i fëmijës dhe ato që i përkasin moshës së tij.
· Nese femija eshte nervoz, jo i qetë, libri eshte ai që do ta çojë në një botë tjeter dhe ta harrojë nervozitetin që ka.
· Nëse femija mëson hershëm bazat e leximit të një libri, sa me herët të fillojë leximin e librit aq me te forta jane keto baza.
· Leximi ndihmon fëmijët që të rrisin përqendrimin dhe te përmirësojnë aftësitë e të menduarit.
· Leximi i historive të ngjashme me historite e jetes se perditshme te fëmijës, i tërheq ata me tepër.
· Mësojeni fëmijën që të kujdeset me shumë respekt për librat.
· Merrni gjithmonë libra me vete nëpër udhëtime.
Ndjekja e mësimit në shkollë çdo ditë ka bërë qe fëmijët te shohin qe libri eshte nje pasuri qe u hap horizont.Por pas nje periudhe te gjate qe femijet ndoqen mesimet online cdo dite ndoshta tani u krijohet ideja se cdo gje qe ju duhet do te mund ta gjejne edhe nepermjet nepermjet internetit.
Charlotte Mason (mësimdhënëse angleze në shkollat e Mbretërisë se Bashkuar),ne metodat e saj u mbështet leximin e librave dhe shpenzimin e kohës në natyrë. Qëllimi i saj është të sjellë shumëllojshmëri njohurish përmes letërsisë, kryeveprave të artit, poezisë dhe shkencave të ndryshme humane. Charlotte Mason besonte se fëmijët duhet të lejohen të zhvillohen në mënyrë të natyrshme dhe prindërit e tyre t’i ndihmojnë ata të forcojnë tiparet e mira të karakterit, pasi fëmijët janë qenie njerëzore të afta për mendime inteligjente. Libri ka aftësinë e tij për të depërtuar thellë në mendjen, inteligjencën, karakterin dhe personalitetin e individit. Keto formojnë botën e një njeriu.
Ja cilat do të ishin zgjedhja më e mirë për të lexuar fëmijët këtë verë:
--Perralla shqiptare(libri nje dhe dy)Virgjil Muci
--Kthimi i Robinsonit(seria: Historite e xhaxha Tonit)
--Aventurat e Tomsojerit(Mark Tëain)
--Udhëtimet e Guliverit (Jonathan Sëift)
--Djemte e rruges Pal(Ferenc Molnar)
--Enciklopedia e gjeniut
--E vërtetë e gabuar
--Libri i madh i progresit te njerëzimit
Shpëtimi i Amalit
Lexim te mbare këtë verë!
Nga: Blerina Hima Mertiri, mësuese në shkollën ''Andon Xoxa'', Fier
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...