Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
OPINION NGA ZHAKLIN LEKATARI
Jeta ime përbëhet nga çifte. Mund të them që shpeshherë janë dhe super çifte. Sepse çiftet në sytë e ne beqarëve ndahen në dy kategori kryesore, ato që të acarojnë vetëm kur i sheh dhe ato që të bëjnë të kesh qejf të përjetosh dhe ti të njëjtën gjë. Çiftet janë si një lavatriçe. Të gjitha bëjnë të njëjtën gjë: lajnë rroba, por kanë shumë mundësi dhe variante. Si fillim sa e zhurmshme është, sa mirë lan rroba dhe sa programe pastrimi ka.
Çifte klasi C - Një harxhim shumë i madh energjie, ai çift që të bën të përsëritësh të gjitha fjalët e pista që di, në heshtje, duke të krijuar frustrim. Janë ato çifte që duket qartë që kanë probleme emocionale, sherre, gënjeshtra, tradhti, obsesion, xhelozi, frustrim e shumë të tjera. Nëse bën një analizë të së kaluarës, mund të kesh qenë një prej tyre. Në këtë kategori çiftesh bëjnë pjesë ata persona që jetojnë vetëm në funksion të partnerit, që dalin vetëm me çifte të tjera dhe ku nevojat individuale nuk ekzistojnë sepse obskurohen nga nevojat e çiftit. Shembull shumë i mirë janë ato profilet e FB me emrin e përbashkët, “GaziJetaBerisha”. Përparësia e vetme që shoh në një çift të tillë është fakti që nuk të mungon fare dimensioni i një dysheje. Përkundrazi, kujton çdo moment, më shumë gëzim arsyet se pse nuk je çift.
Çifte klasi B - Janë çiftet mesatare. Ata që të lënë një shije indiferente. Duhen, por dhe zihen, ka pak ëmbëlsi mes tyre dhe zvarrisin historinë me vite dhe se ndoshta nuk është ajo që vërtetë duan. Janë ato çifte që nuk ndryshojnë asgjë, dhe nëse do ishin lavatriçe do ishin një model që nuk dëmton ambientin dhe që nuk kushton shumë.
Çifte klasi A - Janë super çiftet. Kujdes, për të qenë super çift duhet që të dy pjesëmarrësit të jenë të tillë. Këto çifte ke qejf ti shohësh, por gjithmonë duke ditur që nuk jetojmë në një botë përrallash. Megjithatë këto çifte i sheh që rriten, muaj pas muaji, vit pa viti, nën shikimin tënd prej beqari. Janë çifte të vetëdijshme, të përfshira, rezultat i zgjedhjeve të duhura, i ndryshimeve, i revolucionit. E duke i parë e kupton që janë një lavatriçe perfekte. Nga ato që nuk bëjnë zhurmë dhe i bëjnë rrobat xixë. Patjetër që nuk mund ti dimë të gjitha nga jeta, por janë ato çifte që e kuptuan që gjëja më e mirë që mund të bënin është të qëndronin së bashku, sepse kjo është mënyra më e mirë e përmirësimit. Këto çifte të bëjnë të kuptosh që ajo fjala që populli quan dashuri, mund të ekzistojë, që ndonjëherë ndodh, që dy persona të zgjedhin njëri tjetrin dhe të qëndrojnë bashkë për një kohë të gjatë, ose gjithë jetën. Janë ato çifte që kuptojnë që duke qenë bashkë ndërtojnë njëri-tjetrin jo e kundërta. Praktikisht çiftet e nivelit A të bëjnë të besosh që nëse ia dalin ata, mund t’ia dalësh edhe ti.
Jo vetëm që mundesh, por do të dojE t’ia dilje edhe ti. Duhet të gjesh dikë, sepse je e vetmja ndryshe, dhe në fund të ditës nuk do jetë kaq e vështirë, nëse ata ia dalin, pse ti jo ? Mund të ikësh me pushime dhe mos flesh në krevat tek si kalamajtë. Fantastike. A nuk është e bukur të kesh dikë që të do dhe e do ? Të ndërtosh një projekt jete së bashku. Të mbarosh punën dhe të ikësh në shtëpi duke mos gjetur vetëm divanin që të pret? E shikon si janë rritur, si bëjnë plane për të ardhmen, ndërkohë ti flet ende për pabarazinë e botës? Pse ti nuk ke një partner?
Problemi i çifteve të nivelit A është fakti që të bëjnë të mendosh për të gjitha gjërat që të mungojnë për të qenë çift dhe të gjitha ato që rrezikon të humbasësh dhe të mos jetosh. Si të mos mjaftojë kjo, të bëjnë të kujtosh sa bukur është kur përqafohesh më dikë sikur nuk ka të nesërme, si dy çorape që nuk janë ndarë nga lavatriçja. Të kujtosh me nostalgji si është të thuash: “ Jam në një marrëdhënie”, “ Jam e dashuruar” apo “Partneri im”.
Problemi i këtyre çifteve është që duhen takuar sa më rrallë, duhen ndërthurur me ato çiftet e niveleve të tjera, kështu nuk dëshpërohesh shumë. Janë çifte fantastike, por abuzimi nuk të bën mirë. Sepse këto çifte jo vetëm që injorojnë pavarësinë tënde, vëtëdijësimin, karrierën, por të zhveshin nga të gjitha mekanizmat mbrojtës. Më e keqja është që e bëjnë pa të dëmtuar, duke të lënë të zhveshur, me të dridhura në shpirt.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...