Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Është e pamundur t'u thuash "Jo" makaronave, ndaj jemi të bindur që nuk do të hezitoni aspak për të vënë tenxheren në zjarr dhe për të përgatitur këtë recetë të Lindës. Dhe bëni mirë, pasi është shumë e thjeshtë dhe super e shijshme.
Përbërësit për 4 persona: 400 g makarona penem 4-5 speca të kuq e të verdhë, 200 g djathë Scamorza ose kaçkavall, atë që keni ju, 400 g salcë domate konserve në copa, 4 lugë vaj ulliri, 1 thelb hudhër e qëruar, 1/2 qepë e grirë imët, 1 spec djegës, kripë sipas nevojës.
Përgatitja: Specat e larë, pasi u heqim bishtin dhe farat i presim në rripa sa më të hollë, pasi kështu duhet më pak kohë për t’i gatuar. Në një tigan të madh skuqim hudhrën me vajin e ullirit bashkë me qepën dhe i lëmë në zjarr derisa qepa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë specat dhe specin djegës të prerë në copa të vogla. I lëmë për pak minuta në zjarr dhe më pas shtojmë salcën, kripë dhe i lëmë në flakë të ulët për 15 minuta afërsisht ose derisa të shohim që salca është trashur dhe specat janë zbutur. Ndërkohë, ziejmë makaronat në tenxhere me ujë të valuar me kripë, por i heqim 1 minutë para se të kenë zier plotësisht dhe i hedhim direkt në tiganin ku kemi salcën. Shtojmë djathin, të prerë në kubikë dhe i përziejmë me lugë druri derisa djathi të tretet nga nxehtësia. I shërbejmë menjëherë.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...