Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
E dimë që gjatë verës tundimi më i madh janë akulloret dhe kokteilet me shumë alkool gjatë orëve të vona, por para kënaqësisë së ushqimeve apo pijeve të ndaluara, duhet të mendoni për detoksikimin e organizmit tuaj. E dini që kombinimi i mollës, karotave dhe panxharit mund të bëjë "mrekulli të vogla" për trupin tuaj? Gjithçka nevojitet është një shtrydhëse frutash, mollë, karota dhe panxhar.
Ato lahen me kujdes dhe hidhen në shtrydhëse pa u qëruar, ndërsa lëngu i përftuar duhet konsumuar menjëherë, pasi nëse ruhet në frigorifer, humbet vlerat. Specialistët thonë se raporti i tre përbërësve është mirë të jetë i njëjtë dhe se pijes nuk i duhet shtuar sheqer.
Mollët përmbajnë vitaminat A, B1, B2, B6, C, E dhe K, si dhe elementë si zink, bakër, magnez, potasium, fosfor, hekur, kalcium dhe mangan. Molla është gjithashtu e pasur edhe me fibra. Karota përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B6, C, E dhe K. Gjithashtu, në përmbërje të saj gjenden edhe potasium, kalcium, fosfor, magnez dhe selen. Një nga përbërësit më të rëndësishëm është betakaroteni. Panxhari është i pasur me vitaminat A, C, B-kompleks, dhe elementë si potasiumi, hekuri dhe magnezi. Kombinimi i të tre përbërësve të pijes-mrekulli jep vlerat ushqyese që i nevojiten një personi gjatë ditës, duke pasur gjithashtu edhe ndikim pozitiv në shëndet në terma afatgjatë.
Ja disa prej përfitimeve
1. Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.
2. Karota dhe panxhari kanë në përbërje alfa dhe beta karotenin dhe luteinën, të cilat ruajnë të shëndetshme zemrën, ndërsa molla ndihmon në mbajtjen në nivele normale të kolesterolit të dmëshëm.
3. Lëkura është një tjetër organ që përfiton nga kjo pije. Më pak puçrra dhe rrudha janë efektet e një gote lëngu në ditë.
4. Pija ndihmon sistemin tretës. Ruan të shëndetshëm stomakun dhe parandalon ulçerat. Rregullon lëvizjen e zorrëve dhe ndikon pozitivisht në rastet e kapsllëkut.
5. Rrit aktivitetin e sistemit imunitar, duke parandaluar infeksionet dhe alergjitë. Përdoret edhe për kurimin e infeksionit të grykëve.
6. Largon helmet nga mëlçia dhe pastron gjakun. Gjithashtu, kjo pije rrit edhe prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...