Dasmat 15 Janar 2014

Dasma të çuditshme

Dasmat

Ngjarje dhe kuriozitete dasmash që ju lënë pa fjalë

-Dhëndri mbërrin i dehur, nusja martohet me vëllanë e tij. Gjatë një martese në lindje të Indisë, dhëndri ishte shumë i dehur për tu martuar dhe kështu nusja vendosi të martohej me vëllanë e tij esëll. Dhëndri ishte aq i dehur sa sulmoi disa të ftuar të nuses dhe të tjerë i përzuri nga dasma. Vëllai i tij i vogël u tregua i gatshëm të martohej pas propozimit që i bëri familja e nuses. Ish dhëndri kërkoi shumë falje për sjelljen e tij dhe kishte frikë se lajmi do përhapej dhe nuk do mund të gjente nuse tjetër.

-Propozim martese në qiell. Një vajzë bëri një propozim martese gjatë një fluturimi me mikrofonin e bordit të avionit. Pasagjerët nuk dëgjuan zërin e stjuardesës për njoftimin e radhës por dëgjuan një propozim martese. Në fillim të gjithë menduan se ishte një gjetje publicitare por kur panë një djalë të çohej në këmbë dhe të thoshte PO, kuptuan që gjithçka ishte e vërtetë. Kur  dy të rinjtë u përqafuan u kuptua se vetem për shaka që nuk bëhej fjalë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor