Shtatzania 14 Qershor 2020

Qumështi i gjirit është magjik; Por a funksionon ai dhe kundër Koronavirusit?

Shtatzania

Një lajm i mirë vjen për nënat që janë bërë së fundmi me fëmijë. OBSH thotë se deri më tani nuk ka prova që tregojnë se nënat që ushqejnë me gji fëmijën e tyre e transmetojnë koronavirusin tek të vegjlit e tyre dhe rrezikojnë shëndetin. Rezulton se qumështi i gjirit, minimizon çdo rrezik potencial që mund të vijë edhe nga sëmundje të tjera.

Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se mundësia e kalimit të koronavirusit nga nëna tek fëmjët gjatë gjidhënies është studiuar:

“Ne e dimë se fëmijët janë relativisht në rrezik të ulët për t’u infektuar me Covid-19, por ata janë të rrezikuar nga një numër sëmundjesh të tjera të cilat ushqyerja me gji i ndalon. Bazuar në provat që kemi deri më tani, këshilla e OBSH është që benefitet nga ushqyerja me gji i tejkalojnë çdo lloj rreziku potencial për të marrë Covid-19”

Ndërsa Anshu Banerjee, këshilltar i vjetër në Departamentin e Shëndetit Riprodhues dhe Kërkimit në Organizatën Botërore të Shëndetit deklaroi se vetëm disa fragmente shumë të vogla koronavirusi janë gjetur në pak raste në qumështin e gjirit, por jo të gjalla.

 “Deri më tani nuk kemi arritur që të zbulojmë virusin e gjallë tek qumështi i gjirit. Kështu që rreziku i transmetimit nga nëna tek fëmija deri më tani megjithatë mbetet i paqartë’.

/TiranaPost

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor