Keshilla bukurie 11 Qershor 2020

Eliksiri i bukurisë së përjetshme, njihuni me 7 përdorimet e jashtëzakonshme të vajit të kastorit

Keshilla bukurie

Vaji i kastorit është përdorur ndër shekuj me radhë për përfitimet e tij medicinale. Përbëhet nga pothuajse 90% acide yndyrore, duke përfshirë acidin ricinoleik, i cili ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe shëndetin e flokëve. Më poshtë do të lexoni në mënyrë të përmbledhur përse mund ta përdorni vajin e kastorit.
1. Rrit imunitetin e organizmit
Hulumtimet kanë treguar se vaji i kastorit mund të ndihmojë në përmirësimin e sistemit limfatik dhe të eleminojë toksinat nga trupi. Duke rritur sistemin imunitar dhe duke vrarë bakteret, vaji i kastorit mund të ulë inflamacionin dhe të parandalojë infeksionin.
2. Nxit qarkullimin e gjakut
Përfitimet e vajit të kastorit përfshijnë aftësinë për të nxitur në mënyrë natyrale qarkullimin e gjakut. Ku vaj magjik gjithashtu promovon shëndetin e zemrës.
3. Lufton infeksionet e lëkurës
Vaji i kastorit mund të përthithet lehtë nga lëkura dhe përshpejton shërimin e plagëve, ose lufton infeksionet mykotike. Kjo sepse vaji i kastorit ka veti antibakteriale, dhe antimikrobike.
4. Ndihmon në balancimin hormonale
5. Vepron si hidratues natyral për lëkurat e thata
Për të trajtuar aknet, provoni të përdorni vaj kastori në zonat e prekura duke përdorur një top pambuku. Vaji do të ndihmojnë në reduktimin e skuqjes dhe inflamacionit.
6. Kuron mykun e thonjve
Vaji kastorit mund të përdoret si një trajtim natyral për “kërpudhat e mykun e thonjve”. Thjesht përziheni një sasi të vogël të vajit të kastorit me pak sode buke, dhe aplikojeni direkt mbi thonj.
7.Lufton konstipacionin
Kur merret nga goja, vaji i kastorit vepron si laksativ natyral. Ndihmon në stimulimin e lëvizjeve të zorrëve, duke rritur qarkullimin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor