Shtatzania 9 Qershor 2020

Ka efekte pozitive tek plaga e nënës, pse mjekët rekomandojnë kontaktin lëkurë më lëkurë pas lindjes

Shtatzania

Epiziotomia është një prerje që mund të aplikohet tek zona vaginale e gruas gjatë lindjes natyrale dhe që kohët e fundit ekspertët e këshillojnë të përdoret vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me vuajtje fetale dhe lindja duhet të përshpejtohet.

Dhimbja e plagës

Për të lehtësuar dhimbjet zakonisht përdoret lidocaina, pra një anestezi lokale. Por e dini që kjo nuk është mënyra e vetme? E dini se tashmë është provuar se edhe kontakti me lëkurën e fëmijës do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e dhimbjeve? Ky është kontakti i parë që fëmija bën me nënën, pra vendoset sipër barkut të nënës në mënyrë që të favorizohet edhe ushqyerja me gji.

Studimet flasin në lidhje me kontaktin lëkurë me lëkurë

Ky është një kontakt tepër intim dhe sipas studimeve të kryera gjatë këtij viti (2017), është vënë re një ndryshim në perceptimin e dhimbjeve nga gratë që kishin pasur kontakt me lëkurën e fëmijës. Dhe krahas përfitimeve të tjera, tashmë është njohur edhe aftësia më e mirë e fëmijës për të rregullur temperaturën e trupit duke ju përshtatur më mirë ambientit.

Ky kontakt do të bënte më efektiv edhe thithjen e gjirit, gjë që bën të mundur edhe daljen e kulloshtrës, shtimin e kontraksioneve të mitrës pas lindjes, mbrojten e bebes ndaj infeksioneve etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor