Keshilla bukurie 9 Qershor 2020

Jeni mbushur papritur me akne? Fajin e ka një nga këto 7 produkte të jetës së përditshme

Keshilla bukurie

E dini se disa sende ose produkte të jetës së përditshme mund të jenë shkaktare të puçrrave ose t'i përkeqësojnë ato? Lexoni për t'i mësuar:

Telefonat celularë

Ne nuk mund të jetojmë pa telefonat tanë pranë, por duhet të dimë që ata mbartin më shumë mikrobe se sa tualeti pasi mbajnë djersën e duarve, pluhurin përreth, etj. Kështu që mbajeni telefonin larg faqeve tuaja dhe pastrojeni shpesh me leckë të pastër. Kur doni të bëni biseda të gjata, përdorni kufjet.

Syzet

Syzet optike dhe syzet e diellit janë të ekspozuara gjatë gjithë kohës ndaj djersës, pluhurit dhe rrezeve të diellit--dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me lëkurën tuaj. Kështu që nëse keni puçrra në zonën e hundës dhe vetullave, mund të jetë mungesa e pastërtisë së syzeve. Mbani me vete një solucion për të pastruar xhamat dhe skeletet rregullisht.

Furçat e vjetra të make up-it

E dini tashmë që furçat e vjetra të makeup-it mund të shkaktojnë puçrra dhe infeksione të lëkurës. Ndërrojini ato çdo vit dhe pastrojini para çdo përdorimi.

Flokët dhe produktet e flokëve

Flokët në fytyrë, sidomos kur keni dhe baluke, shndërrohen në një burim aknesh. Mbajini larg nga fytyra, pasi mbajnë shumë pluhur dhe zbokth. Dhe jo vetëm flokët, edhe disa produkte për flokë irritojnë lëkurën dhe shkaktojnë akne, kështu që kujdesuni që kur t'i aplikoni të mos bien në kontakt me lëkurën.

Produktet johigjienike të salloneve

Kur estetisti juaj përdor produkte që nuk janë të pastruara ose kanë shumë kimikate, ju mund të përfundoni me një reaksion në fytyrë. Sigurohuni që ai higjienizon produktet dhe veglat para përdorimit.

Jastëku

Jastëku është në kontakt të vazhdueshëm me fytyrën ndërsa flini dhe duhet të siguroheni t'i ndërroni shpesh këllëfët pasi mund të dëmtojnë lëkurën tuaj dhe të shkaktojnë ndonjë puçërr.

Parfumi

Parfumi mund të ketë disa përbërës që irritojnë lëkurën tuaj. Edhe pse mund të mos ketë efekte në lëkurën e trupit, lëkura e fytyrës është më e ndjeshme, prandaj mund të shkaktojë puçrra pranë mjekrës ose në zonën e nofullave. Është mirë ta testoni parfumin tuaj para se ta blini.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor