Showbiz 3 Qershor 2020

Jennifer Aniston nxjerr në ankand foton e famshme nudo për të mbledhur fonde për Covid

Showbiz

Aktorja Jennifer Aniston ka vendosur të nxjerrë në ankand nudon e saj të famshme, një fotografi e vitit 1995, më saktë fotografi i saj, Mark Selinger.

 Fotoja është realizuar kur Aniston ishte në kulmin e karrierës së saj, si protagoniste e ‘Friends’, në atë kohë në sezonin e saj të dytë.

Fotoja e Selinger është deri më tani një nga fotot më të famshme të realizuara nga Aniston, për kopertinën e ‘Us Magazine’, që doli në shkurt të 1996.

Fotografi ka vendosur ta nxjerrë në ankand së bashku me 24 foto të tjera, të gjitha të realizuara prej tij, për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar ata që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë sigurime shëndetësore për të përballuar emergjencën e koronavirusit. Ankandi është organizuar si pjesë e RADArt4Aid, një projekt i realizuar nga Red Carpet Advocacy dhe Christie’s.

“Falënderoj Mark që më dha mundësinë të jem pjesë e kësaj iniciative’, ka shkruar Jennifer në postimin e saj në Instagram, ku ka sqaruar iniciativën. Në postim shfaqet edhe një video ku shihet puna për fotot e saj në studion e fotografit

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor